Guci – Ushtruesi i detyrës së ndihmës drejtorit të Drejtorisë për projekte kapitale, Naim Gjokaj, të mërkurën më 29 mars 2023, vizitoi Komunën e Gucisë dhe bashkë me kryetaren e komunës, Anella Çekiq dhe bashkëpunëtorët e saj inspektoi punimet në rikostruktimin e rrugës kryesore (qendrore) të qytetit të Gucisë, të cilat filluan pak ditë më parë, vlera e të cilave është 968.000 euro. Në inspektimin e punimeve në fjalë përveç kryetares Çekiq me bashkëpunëtorë dhe ushtruesit të detyrës së ndihmës drejtorit të Drejtorisë për projekte kapitale në Mal të Zi, Naim Gjokaj, ishin prezentë edhe përfaqësuesit e kryerësit të punimeve, gjegjësisht firmës “Indel Irzhenjering” nga Podgorica dhe të mbikëqyrjes së punimeve “Projectman”, po ashtu nga Podgorica.
Gjatë inspektimi të punimeve në fjalë, është dakorduar vazhdimi i bashkëpunimit në mes të të gjitha palëve, në mënyrë që punimet në rrugën kryesore të qytetit të Gucisë të zhvillohen sipas dinamikës së planifikuar, kështu që projekti të kryhet në afatin e paraparë.
Kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, në fjalën e rastit ka theksuar se “Gucia me realizimin e këtij projekti do të fitojë njërën prej rrugëve më moderne të rregulluara sipas standardeve bashkëkohore, me çka krijohen kushtet që ajo të jetë shesh i qytetit, e cila me hijeshinë e vet dhe përbërjet shumëdimensionale do të ishte pikënisje e gjithë turistëve dhe vizitorëve, e po ashtu edhe çështje pozitive për hotelierët dhe tregtarët tanë, dhe gjithë të tjerët që në mënyrë edhe më mirë të valorizojnë aftësitë e veta ndërmarrëse e afariste. Ky projekt gjithsesi do të ofrojë volant të madh edhe promovimit turistik dhe valorizimit të të gjitha bukurive të komunës. Me përfundimin në mënyrë të plotë të projektit, do të ndryshohet pamja në të mirë të qytetit të Gucisë. Posaçërisht na gëzon fakti se këto rezultate do t’i ndiejnë bashkëqytetarët tanë, të cilët edhe janë në fokusin e politikës që ne e kultivojmë”, ka thënë në fund të prononcimit kryetarja Çekiq.
Shaban Hasangjekaj