Filloi ndërtimi i hotelitluksoz “Visitor” në bregun e Liqenit të Plavës

Plavë – Me vënien e gurthemelit, të mërkurën më 22 gusht 2023, solemnisht u shënua fillimi i ndërtimit të hotelit luksoz “Visitor” në kuadër të resortit ekskluziv në bregun e Liqenit të Plavës. Investues i kompleksit me vlerë rreth 12 milionë euro është Jasmin Sharkinoviq, pronar i kompanisë jashtëzakonisht të suksesshme “SAMONT” nga Paderboma në Gjermani, i cili është me prejardhje nga Plava. Kompania partnere nga Mali i Zi, është Montenegro Stars menaxhment, e cila do të jetë e obliguar (ngarkuar) për mbikëqyrje të ndërtimit dhe menaxhim të kësaj përmbajtjeje turistike.
Ndër shumë qytetarë të Plavës me rrethinë dhe të personaliteteve të shquara dhe të njohura, funksionesh dhe detyrash të profileve të ndryshme profesionale, në vënien solemne të gurëthemelit të objektit të hotelit “Visitor”, ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, i cili në fjalën e rastit me admirim u shpreh:
“Më vjen mirë që sot jemi tubuar me rastin e vënies së gurthemelit për ndërtimin e hotelit ‘Visitor’, investimit më të madh privat në historinë e Plavës. Ne plavjanët kur flasim për turizmin, gjithmonë dëshirojmë ta përkujtojmë historisë së afërt kur ka punuar hoteli ‘Liqeni i Plavës’ (‘Plavsko jezero’), kur kemi folur se më shumë turistë ka në Plavë, sesa në Budvë. Sot sërish kemi një hotel me renome, me të cilin do të menaxhojë firma nga Budva, mu ashtu si ka qenë rast me hotelin ‘Liqeni i Plavës’, kur i marrim në konsiderim të gjitha këto informata, unë dua të besoj se hoteli ‘Visitor’ dhe ndërtimi i tij është ‘gur kufiri’ në veprimtarinë turistike të Komunës së Plavës”, ka thënë kryetari Canoviq dhe ka shtuar: “Besoj që pasi ky hotel të kryhet, do të flasim mbi turizmin në Plavë, para ndërtimit të tij si dhe pas ndërtimit. Investimi rreth 12 milionë është shumë e madhe për shtetin t’i destinojë në veri, e ne kemi njeriun i cili është me prejardhje nga këto treva, i cili ka shkuar qysh në kohën kur ishte në moshën jomadhore në botën e jashtme, ku ka realizuar potencialin e vet të plotë në ekonominë e Evropës Perëndimore dhe ka vendosur që kapitalin e fituar në të holla, t’i investojë në Plavë”.
Kryetari Canoviq, për këtë investim të jashtëzakonshëm përzemërsisht ka falënderuar investuesin Jasmin Sharkinoviq, duke theksuar se në këtë mënyrë ai ka dëshmuar se është atdhedashës i madh. Pos kësaj, kryetari Canoviq ka folur edhe për beneficionet e mëdha të cilat ky hotel mund t’ia sjellë Plavës, duke shtuar se ato nuk janë të lidhura ngushtë vetëm për turizëm.
“Hoteli ‘Visitor’ padyshim do t’i kontribuojë promovimit të kulturës së Plavës, ai po ashtu do t’i kontribuojë promovimit të perlës së bukurive e atraksioneve natyrore me të cilat begaton Plava, ai po ashtu do t’i kontribuojë zhvillimit të tërësishëm të ekonomisë në Plavë, e mu për këtë them se ai do të është ‘gur kufiri’ në bazë të së cilit ambienti i gjithmbarshëm ekonomik në Plavë do të ecë përpara”, ka konfirmuar kryetari Canoviq dhe ka shtuar: “Besoj që të gjitha objektet hoteliere: hotelet, motelet, restorantet, do të kenë dobi nga hapja e këtij hoteli. Do të ndërtohet zinxhiri i ri i cili do ndikojë në ‘Foton e gjakut’ të Plavës”, ka theksuar në fund kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq.
Në vizitat e shkëlqyera turistike të cilat Plava i ka pasur para 50-60 vjetësh, ka përkujtuar bashkëpronari i “Hotels Group Montenegro Stars” Zharko Radulloviq, i cili është partner i këtij projekti ambicioz. Sipas fjalëve të tij, me ndërtimin e hotelit “Visitor” do të behet përpjekja që t’i kthehet fama (lavdia) e vjetër dhe do të shfrytëzohet i tërë potenciali natyror të cilin ky qytet e oferton. Rëndësi e madhe e hotelit në fjalë është fakti se do të hapë numër të konsiderueshëm vendesh pune për banorët lokalë. Hoteli “Visitor” do të ketë 50 punëtorë në marrëdhënie të përhershme pune, derisa ne kohën sezonale do të punojnë 90 njerëz.
Radulloviqi si bashkëpronar i brendit të jashtëzakonshëm hotelierë, siç është “Montenegro Stars Menaxhment”, është i gatshëm që të interesuarve për këtë rast pune t’u ofertojë edhe stërvitje cilësore në hotelin “Splendid”.
“Banorët e kësaj treve prej vjeshtës e deri në hapjen e hotelit, mund të punojnë në kompaninë ‘Montenegro Stars’, të mësojnë dhe t’i aftësojmë në shkathtësi të ndryshme dhe të bëhen punëtorë cilësorë, çfarë i janë të nevojshëm këtij hoteli, ashtu që pas asaj periudhe të kthehen në Plavë dhe të punojnë atje ku jetojnë”, ka konfirmuar zotriu Radulloviq dhe në vazhdim ka shtuar: “Jemi të gatshëm të pranojmë 50 njerëz që në tri vitet e ardhshme të punojnë në të, dhe do të kenë trajtim të njëjtë si punëtorët tjerë dhe se do të kenë program të veçantë, ku në mënyrë të përshpejtuar do të përpiqemi t’i aftësojmë për funksione të ndryshme, varësisht nga afiniteti i secilit individ”, ka njoftuar zotëri Radulloviq.
Hoteli “Visitor” do të ketë 50 dhoma dhe 10 të tjera shtesë në depandans, në të cilin do të jetë i rregulluar salloni modern i dasmave. Në kuadër të hapësirës së tij do të gjendet restoranti dhe restorant-banket sallat, spa qendra, bahçja (kopsht-lulishtja) verore, kurse është në plan rikonstruktimi i klubit të dikurshëm të lundrimit me barka me vela, si dhe të ripërtërihet bazeni i peshqve. Për rreth Liqenit të Plavës do të rregullohet shtatorja dhe tarraca (vendi për të soditur).
“Ky hotel do të jetë mburrje (krenari) së pari për Plavën, e pastaj edhe për tërë këtë trevë, për Guci, Rozhajë, Andrijevicë, Beran, e në fund edhe për Malin e Zi. Ai do të jetë hotel i vërtetë i cili do të punojë në nivelin në të cilin punojnë hotelet botërore. Pasojë e tij është që shkalla ngritet, ashtu që çdo investues i ardhshëm duhet të llogarisë në ‘Visitor’ dhe të shkojë kah ai. Me shumë shpresë, që më parë në vete marr përsipër se ky do të jetë punë mjaft e suksesshme dhe me shumë gëzim”, ka përfunduar Radulloviq.
Hoteli “Visitor” në bregun e Liqenit të Plavës i nivelit “me katër yje” pritet se do të kryhet brenda tri vjetësh.

Shaban Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat