Tuz – Një grup nxënësish dhe profesorësh entuziastë të Shkollës së Muzikës në Tuz, paralele e Shkollës “Vasa Paviq” nga Podgorica, kanë shënuar 1 qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Në këtë shfaqje muzikore të zhvilluar në kabinetin e Shkollës së Muzikës që ndodhet në kuadër të SHF “Mahmut Lekiq”, nxënës të gjeneratës së parë të Shkollës së Muzikës, kanë ekzekutuar pjesë nga kompozitorë të njohur botërorë, në prani të prindërve të tyre, mësimdhënësve, përfaqësuesve nga Ministria e Arsimit e të mysafirëve të tjerë, duke treguar kështu një fillim të mbarë në artin muzikor.
Gjatë kësaj shfaqjeje, vogëlushët kanë sjellë çaste të këndshme muzikore duke luajtur në piano dhe klarinetë. Ata janë duartrokitur fuqishëm pas çdo pike të luajtur. t.u.