
Adem (Mehmet) Hidri (1902-1957)
(Infermieri i parë shqiptarë në Ulqin)
I lindur në Ulqin në vitin 1902. Ka qenë ndër punëtorët e parë shqiptarë në shërbimin shëndetësor të Ulqinit. Ka punuar si infermier.
Gjithashtu është ndër punëtorët e parë në luftë kundër malaries në rajonin e Ulqinit. Ka qenë ndihmësi i Dr. Marko Popoviqit. Punën e ndërpren në vitin 1954, pas sëmundjes të rëndë cerebro vaskulare. Ulqinakëve të vjetër u kujtohet ky person i cili gjithmonë ka pasur kohë për të sëmurin. Ka punuar në Stacionin shëndetësor në Ranë, në afërsi të ish hotelit “Galeb”, si edhe në të gjithë territorin e Komunës së Ulqinit. Ka vdekur në vitin 1957.
Musli (Mehmet) Hidri dhe Beto Hysein Galjani
Vozitësit e parë në Ulqin
Musli Hiudri ka qenë i lindur më 1908 vit në Ulqin. Së bashku me Beto Hyseini-Galjani kanë qenë vozitësit e parë dhe taxi në Ulqin.
Musli Hidri është vozitësi i parë i ambulancës në Ulqin.
Në vitin 1960 punësohet në shëndetësi dhe deri në pension në vitin 1974 punon në transportin e të sëmurëve.
Musli Hidri nuk ka qenë vetëm vozitës, por shpeshherë edhe ndihmësi i mjekut.
Për arsye të rrugëve të vështira dhe të gjata, disa herë i ka ndodhur që gruaja shtatzëne të lindë gjatë transportit, deri te Materniteti në Cetinë ose në Tivar.
Musliu ka pasur një familje të shëndoshtë: pesë djem e pesë vajza. Djemtë e tij: Ismeti, Qazimi, pastaj edhe Ademi kanë vazhduar traditën e tij dhe gjithashtu kanë punuar në shëndetësi. Musliu ka vdekur pas tërmetit në vitin 1980.
Anekdotë për Beto-Hysein-Galjani
Teraqylliku (kënaqësi shpirtërore, meditim)
Haxhi Lajka(1940) rrëfen:
“Ishin vitet kur filloi prodhimi i automobilave në Jugosllavi. Ato ishin vetura Fiat 750 ndër popuj të qujtura “Fiqo”. Bet Galjani ishte mjeshtri jonë. Duke pushuar dhe pi kafe dhe duhan mjeshtër Beti pushonte. Na u afrua një mysafir nga Bosna. Pyeti:
“Cili është mjeshtër Beti”? Beti sjelli kokën dhe u përgjigj:“Unë“.
Filloi t’i spjegojë që i ka mbetur automobili, nuk i i punon…
Mjeshtër Beti u çua në këmbë, e la kafen. Shkuam deri te vendi ku ishte „Fiqo“-oja e boshnjakut. E rregulluam. Automobili filloi të punojë..
Mysafiri i kënaqur pyeti sa duhet për të paguar. Beti i tha një çmim si me than përshembull 11 euro. Boshnjaku tha:
“Në rregull. Pse 11 euro?
Mjeshtër Bet Galjani u përgjigj:
Të kishe ardhur nesër në mengjes kjo punë që e kemi bë kushtonte 1 euro. Por, kam qenë tue pi kafe me cigare. Puna që ma ka prish teraqyllikun kushton 11 euro…”.
Ismet Musli Hidri (1939)
U lind në Ulqin në vitin 1939. Ai vazhdon traditën e babait të tij dhe punësohet në Stacionin shëndetësor të Ulqinit.
Herën e parë mundohet për të ikur në vitin 1957. Por e ndalojnë në kufirin në Slloveni me Itali. Definitivisht largohet nga Ulqini pas martesës me bashkëshorten.
Hajro Ulqinaku shkruan: Ismeti flet:
“Një ditë të tetorit me gruan time, me pasaporta kam hyrë në feribotin (tragetin) Tivar-Bari si turist;kur kemi mbërri, kemi ndalua në Itali. Tre muaj kemi banuar privat në Romë në një hotel, dhe prej aty, pasi i kemi rregulluar letrat “emigrejshën”, na ka ndihmua një ulqinak, jemi nis me balonë “Al Italia” e drejt në Nju Jork”.
Në SHBA e kanë pritur motra dhe dhëndri Hasan Gorana.
Ismet Hidri është martuar me vajzën e Omer Kalamperoviq nga Dobra Voda. Omeri ka pasur kafenë në rrugën e vjetër prej Tivarit në Ulqin. Ka pasur tri vajza. Njëra është martuar për Ismetin, tjetra për Qamil Lulën (ka mësuar në shkollën fillore në Ulqin me mua).
Ismeti ka ndërtuar shtëpi në rrugën kryesore në Dobra Voda. Tregon:
“Herën e parë e leva fasadën me bojë të kuqe. Shokët e mi kishin vërejte dhe unë vitin tjetër e lyva me të verdhë. Prap filluan të folin. Herën e tretën e leva si deshta unë dhe u thash:
“Tesh flitni çka të doni, njëkështu ka me mbetur e lymur shpija jeme”.
Kur ka punuar si vozitës i ambulancës në Ulqin është shoqëruar me mjekun e parë në Ulqin, Simë Dobrecin. Ky pas presioneve do të largohet nga Ulqini për të shkuar në Kosovë.
Në martesë Ismeti ka pasur dy vajza. Ka ardhur çdo vjet në Ulqin. Isha njëherë edhe mysafir në shtëpinë e tij në Dobra Voda.
Para disa viteve e ndjek insulti cerebrovascular. Kam dëgjuar se jeton, duke hupur vetëdijen dhe të gjitha kontaktet…
Adem Musli Hidri (1958-2018)
Ishte viti 1980. Pas tërmetit duke pritur ndërtimin e Shtëpisë së shëndetit punoshim në objektet e hotel “Mediteran”. Në zyren time hyri Qazim Hidri, vozitësi i ambulancës.
“Kam mendim që të emigroj familjarisht në Amerikë. A mundet në vend të punës sime me ardhë vëllau im Ademi?”
Kam pasur raporte të mira me mbrojtësin e vetëqeverisjes së Komunës së Ulqinit, juristin Bllazho Jançiq. E konsultova për këtë gjë. Ai më tha:
„Ky vendim nuk është ligjor, por kryeje edhe merre Ademin në vend të vëllait. Në rast se do të ankohet dikush, unë nuk do të vi te ti..“.
Kështu, Adem Musli Hidri filloi punën si vozitës i Ndihmës së Parë në Ulqin. Ishte përfaqësuesi i fundit i familjes Hidri në shërbimin shëndetësor të Ulqinit.
Një kohë të gjatë ka qenë kryeshefi i repartit teknik. Ka dhënë kontribut në mirëmbajtjen e automjeteve si edhe në objektet e Shtëpisë së shëndetit , posaçërisht në ndërtimin e Maternitetit. Ishte edhe kryetari i organizatës sindikale.
Njëherë dikush ka shkruar letër anonime për punën në Shtëpinë e shëndetit. Ndërmjet tjerave shkruashin:
“Drejtori me vozitësin Adem Hidri kanë shkuar në Kosovë për të harxhuar paret e Sindikatës (Adem Hidri ishte kryetari i Sindikatës në Shtëpinë e shëndetit).
Unë u përgjigja:
“Shkruani se kemi qenë në Kosovë në Kongresin shëndetësor, por kemi qenë edhe në Maqedoni në takime medicinale. Si drejtor kam të drejtë ta kem vozitësin tim. Adem Hidri ka shtëpi të madhe. Ai gjatë verës ka fitesë të mjaftueshme prej turistëve. Nuk ka nevojë të shpenzojë të hollat e Sindikatës”.
Durrës 2008
Përurimi i librit tim të parë “Mjekimi me faktorë natyrorë në regjionin e Ulqinit” në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Mojsiu”. Pas përurimit kaluam një mbrëmje të bukur me argëtimin e muzikës shqipe në restaurantin në afërsi të detit “Dy kitare”. Ishim së bashku: Prof. Elez Selimi nga Tirana, Hajro Ulqinaku, Gazmend Çitaku, Adem Hidri, Hidajet Kapllanbegu me bashkshorten dhe vajzën Almira, bashkëshortja ime Fitnete edhe unë.
Bashkëpunimi me katër drejtora
Gjatë punës së tij, Adem Hidri ka bashkëpunuar me disa drejtora të Shtëpisë së shëndetit në Ulqin: Prim. Dr. Pavle Ban, Dr. Zhelana Karanikiq, Dr. Selim Ismaili, Prim. Dr. Gani Karamanaga.
Me ardhjen për drejtor të Dr.Pavle Marnikoviq, Ademi shkarkohet nga posti i kryeshefit të repartit teknik. Mbet vozitës i të sëmurëve për dializë deri në Spitalin e Tivarit.
Në atë kohë operohet nga valvulat e aortës në kardiokirurgjinë e Podgoricës.
Pas një viti ndërroi jetë si pasojë e insultit cerebrovascular.
Në fund
Me largimin nga jeta e Adem Hidrit mbaron koha e shërbimit shëndetësor të kësaj familje duke fillue prej dekadës së 5-6 të shekullit XX.