Është mbajtur konferenca dhe prezantimi i projektit “Bashkësia e pastër për rrethim të qëndrueshëm dhe natyrë të pastër”

Guci – Të martën, më 21 shkurt 2023, është mbajtur konferenca për media dhe prezantimi i projektit “Bashkësia e pastër për rrethim të qëndrueshëm dhe të pastër”, të cilin e bashkëfinancon Bashkimi Evropian nga mjetet e Programit IPA të bashkëpunimit tejkufitar Serbi – Mali i Zi, 2014-2020 dhe Ministria e Financave e Republikës së Serbisë, sektori për marrëveshje dhe financim të programeve nga mjetet e Bashkimit Evropian (CFCU).
Projektin në fjalë bashkërisht e zbatojnë Komuna e Gucisë (Mali i Zi) dhe Komuna e Ivanjicës (Republika e Serbisë) me qëllim të dhënies së kontributit në mbrojtjen e mjedisit jetësor në rajonin tejkufitar përmes menaxhimit efikas dhe modern të infrastrukturës së hedhurinave. Projekti do t’i kontribuojë përmirësimit të kapacitetit dhe efikasitetit të shërbimeve publike në këtë fushë, ndërsa fokusi do të jetë edhe në promovimin e vetëdijes ekologjike te të rinjtë përmes aksionit të përbashkët lidhur me grumbullimin e hedhurinave në këto komuna.
Në konferencë kanë folur kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, kryetari i Komunës së Ivanjices, Momçillo Mitroviq dhe koordinatorja e projektit, Marija Millenkoviq.
Kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq ka shprehur falënderim në mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe ka theksuar se i gëzohet bashkëpunimit me Komunën e Ivanjicës në avancimin e kapaciteteve teknike në këtë fushë dhe ofrimit të shërbimeve efikase publike për qytetarë. Po ashtu, ajo shpreson se ky bashkëpumin do të vazhdohet edhe në sektorët e tjerë, veçanërisht në turizëm.
Kryetari i Komunës së Ivanjicës, Momçillo Mitroviq ka falënderuar në besimin e treguar Komunën e Gucisë dhe ka theksuar që shpreson se projekti do t’i realizojë rezultatet e planifikuara, do të avancojë infrastrukturën e menaxhimit me hedhurina në këto komuna dhe do të kontribuojë në ruajtjen dhe mbrojtjen më të mirë të mjedisit jetësor.
Rezultatet e pritura të projektit kanë të bëjnë me rritjen e kapaciteteve ndërmarrjeve komunale publike për menaxhim me hedhurina ku do të bëhet blerja e automjeteve të specializuar për grumbullimin e hedhurinave dhe të kontejnerëve në të dy komunat, por edhe vizitat e organizuara studimore dhe punëtoritë e përfaqësuesve të ndërmarrjeve komunale publike ku do të këmbehen dituritë dhe përvojat në këtë fushë.
Gjithashtu, njëri prej rezultateve të projektit ka të bëjë me avancimin e diturisë të të rinjve mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe menaxhimit me hedhurina, andaj nëpërmes projektit do të organizohen punëtoritë edukative për nxënës dhe mësimdhënës në shkollat fillore në Guci dhe Ivanjicë, Eko kampi dhe aktivitetet e tjera përcjellëse të karakterit edukativ. Në fokus projekti do të ketë edhe avancimin e infrastrukturës lokale në fushën e menaxhimit me hedhurina, kurse kujdes i veçantë do t’i kushtohet promovimit të rëndësisë së mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe menaxhimit me hedhurina në publik përmes zbatimit të kampanjës mediatike adekuate dhe aktiviteteve të tjera në opinionin publik.
Realizimi i projektit ka filluar më 25 dhjetor 2022 dhe do të zgjasë deri më 24 dhjetor 2024. Vlera e tërësishme e projektit është 389.635 euro, nga të cilat 330.800 euro janë kontribut i Bashkimit Evropian.
Ekipin projektues për realizimin e këtij projekti e përbëjnë: Huso Brdakiq, Marija Millenkoviq, Amellija Shehoviq nga Komuna e Gucisë dhe Millka Kapllanoviq dhe Sllobodan Popoviq nga Komuna e Ivanjicës.

Shaban Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat