Ende nuk dihet se sa subjekte politike do të marrin pjesë në zgjedhje

Guci – Afati për dorëzimin e listave për zgjedhjet e rregullta lokale në Komunën e Gucisë skadon me 20 gusht 2024 në mesnatë. Edhe pse ende nuk dihet për kë qytetarët do të mund të japin votën e vet, premtimet e partive politike janë të njëjta si më parë.
Edhe më tutje nuk dihet se sa subjekte politike e grupe qytetarësh do të gjenden në listën votuese.
Koalicioni i vetëm i njohur i cili do të marrë pjesë në garën zgjedhore është koalicioni Partia Boshnjake-Socialdemokratët-Partia Social Demokratike. Siç ka thënë kryetari aktual i Komunës së Gucisë, Sanell Balliq, bartës i listës së koalicionit në fjalë do të jetë ai dhe se lista do të merr pjesë me emrin “Me zemër për Gucinë” (“Srcem za Gusinje”).
“Ai është koalicioni ngadhënjyes, sepse pas vetes, në dhjetë muajt e fundit prej se kemi ndërruar qeverisjen, janë shumë projekte”, ka theksuar Balliq.
Partitë shqiptare të cilat momentalisht me Boshnjakët qeverisin në Guci, ende nuk dinë se si do të debutojnë në zgjedhjet e shtatorit. Salih A. Gionbalaj nga Lidhja demokratike e shqiptarëve ka thënë se kanë biseduar me Forumin e shqiptarëve. “Shpresoj se do të shkojmë së bashku në këto zgjedhje” ka porositur ai.
Partia Demokratike e Socialistëve, e cila para dhjetë muajsh është transferuar në opozitë, në zgjedhje sipas gjasave do të garojë pavarësisht. “Nëse marrim në konsideratë të gjitha ato që ndodhin në skenën politike në Guci, supozimet janë që sigurisht do të dalim vetëm në zgjedhjet lokale. Fuqishëm qëndrojmë si këshill në Guci se edhe më tutje jemi partia politike me e fuqishme”, pohon këshilltari i PDS-së, Demir Bajroviq.
Derisa të fortifikohen listat përfundimtare, ajo që është e sigurt, është e dhëna se të gjithë akterët politikë në kampanjën parazgjedhore do të premtojnë jetesë më të mirë, infrastrukturë dhe vende të reja pune.
“Kemi premtuar se do të ndërtojmë sallën sportive e cila është premtuar që 14 vjet. Kemi premtimin nga ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacioneve se do financojë komplet projektin e rikonstruktimit të kopshtit parashkollor në Guci”, me bindje shprehet Balliq.
Programi zgjedhor përfundimisht do të sjellë ca risi të reja deklarojnë në PDS.
“Jam i sigurt se ai program zgjedhor do të paraqesë volant të ardhshëm të kësaj komune dhe si program zgjedhor përfundimisht do të tregojë se në ç’drejtim duhet të shkojë Gucia në zhvillimit e vet”, ka thënë zotëri Bajroviq.
Sigurisht në garën zgjedhore do të gjendet edhe Partia Socialiste Popullore e cila negocion me demokratët mbi koalicionin e mundshëm.
Të dhënat e sipërshënuara të këtij teksti rrjedhin nga kumtesa për opinion e “Portal Analitika”.

Shaban Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat