Eliza dhe Rejhana Zejnelaga fituese të Festivalit

Në skenën e bukur të Qendrës Kulturore të Ulqinit fundjavën që lamë pas ka përfunduar nata finale e edicionit të 12- të të Festivalit të Këngës për Fëmjë në Ulqin. Para publikut në natën finale performuan 16 artistë të vegjël nga Komuna e Ulqinit , Shqipëria dhe Kosova. Juria në përbërje: Anton Kaftali, Zija Vukaj dhe Kozeta Bruçi nga Shkodra, fituese të festivalit shpallën Eliza dhe Rejhana Zejnelaga me këngën “ Flutur”. Vendi i dytë i takoi këngës “ Iriqi me temperaturë” kënduar ng Ajana Llunji, ndërsa vendi i tretë i takoi këngëtares Auresa Kosumi me këngën e saj “ Vendi im”. Çmimi special “ Fiqri Hasanaga “ shkoi në duart e Rajan Fanit, i cili këndoi këngën “ Pianist do të bëhem”. (Gj.Gjonaj)

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “799” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat