Edon Balidemaj, këshilltar për diplomaci ekonomikedhe siguri

Në seancën e 67-të të Qeverisë së Malit të Zi, të drejtuar nga kryeministri Millojko Spajiq, është marrë vendimi për emërimin e Edon Balidemajt në pozitën e këshilltarit për diplomaci ekonomike dhe siguri pranë zëvendëskryeministrit për Politikë Ekonomike, Nik Gjeloshaj, i cili ushtron edhe funksionin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik.
Edon Balidemaj është nga fshati Martinaj i komunës së Gucisë. Ka përfunduar studimet baçelor në fushën e Sigurisë dhe ka vijuar studimet master për Administratë Publike dhe Siguri. Në mandatin e kaluar katërvjeçar ka ushtruar detyrën e nënkryetarit të Komunës së Gucisë dhe njëherazi ka qenë përgjegjës në sektorin e Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit të kësaj komune. Gjatë mandatit të nënkryetarit të Komunës së Gucisë, ka qenë i ngarkuar në realizimin e projekteve kapitale të financuara nga Qeveria e Malit të Zi, përkatësisht nga Drejtoria për Investime Kapitale, duke mundësuar nismën e ca projekteve zhvillimore për Gucinë me rrethinë.
Emërimi i Balidemajt në pozitën e sipërpërmendur, pa dyshim është një rast i rëndësishëm për komunitetin shqiptar në Mal të Zi, nisur nga fakti se për herë të parë pozita të tilla të larta qeveritare mbulohen dhe përfaqësohen nga shqiptarët që vijnë nga subjektet politike shqiptare të Plavë-Gucisë.
Theksojmë se Edon Balidemaj është kuadër i Alternativës Shqiptare, përkatësisht i Forumit Shqiptar.

Sh. Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat