Podgoricë – Në prani të një numri të konsiderueshëm të përfaqësuesve të korit diplomatik, partive politike shqiptare, Kuvendit dhe Qeverisë së Malit të Zi, mediave, shoqërisë civile, religjionit etj., Ambasada e Republikës së Kosovës në Podgoricë shënoi të hënën mbrëma me një koktej pritjeje në Hotelin “Centre Ville” në Podgoricë 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Në fjalën përshëndetëse, Ambasadori i Republikës së Kosovës, Skender Durmishi, ka bërë një përmbledhje të të arriturave të Kosovës gjatë një viti, duke nënvizuar se Kosova ka bërë progres të konsiderueshëm.
“Që nga festa e kaluar, Kosova ka bërë hapa seriozë në forcimin e shtetit, si miratimi i Ligjit për Ushtrinë, por edhe hapa të tjerë në ndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve demokratike. Plotësimi i të gjitha kushteve nga pyetësori i BE-së për çështjen e vizave, ndër të tjera dëshmon për këtë progres si hap i rëndësishëm drejt sundimit të ligjit”, ka theksuar ai.
Durmishi ka thënë se në planin ekonomik, viti i kaluar ka qenë vit i konsolidimit të parametrave ekonomikë pasi që Kosova ka ruajtur një nivel rritjeje prej 4 për qind, ndërsa me buxhetin e këtij viti parashikohet një rritje më e konsiderueshme. i.k.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “852” të revistës Koha Javore