Ushtria serbomalazeze mbajti të rrethuar rreth 40 shqiptarë afër Ulqinit

Qytetarët shqiptarë u mbajtën nën tytat e automatikëve të drejtuar në gjoks. Shqiptarët po bënin një protestë për shkak të qarkullimit të automjeteve të rënda që po e shkatërrojnë infrastrukturën e mjedisit. Sipas pohimit të pjesëmarrësve të protestës, qytetarët u rrethuan nga 20 ushtarë të postës kufitare. Oficeri i kësaj poste u ishte kërcënuar shqiptarëve duke u thënë: “Ju nuk jeni në Kosovë. Ne i zgjidhim çështjet ashtu siç dëshirojmë”. Pas dy orësh mbajtjeje në rrethim, ndërhyri policia e Malit të Zi duke ndikuar që situata të qetësohej, së paku përkohësisht

Muhamet Nika

(vijon nga numri i kaluar)
Ulqin, 30 dhjetor 1995
Në afërsi të kufirit me Shqipërinë, në fshatin Kravar të komunës së Ulqinit, ushtria mbajti të rrethuar rreth 40 qytetarë. Qytetarët shqiptarë u mbajtën nën tytat e automatikëve të drejtuar në gjoks. Shqiptarët po bënin një protestë për shkak të qarkullimit të automjeteve të rënda që po e shkatërrojnë infrastrukturën e mjedisit. Sipas pohimit të pjesëmarrësve të protestës, qytetarët u rrethuan nga 20 ushtarë të postës kufitare. Oficeri i kësaj poste u ishte kërcënuar shqiptarëve duke u thënë: “Ju nuk jeni në Kosovë. Ne i zgjidhim çështjet ashtu siç dëshirojmë”.
Pas dy orësh mbajtjeje në rrethim, ndërhyri policia e Malit të Zi duke ndikuar që situata të qetësohej, së paku përkohësisht.
Ushtarët u tërhoqën, ndërsa protestuesit u kthyen në shtëpitë e tyre.
Për këtë incident reagoi ashpër udhëheqja e Lidhjes Demokratike në Malin e Zi. Sekretari i saj, z. Muhamet Nika tha se vazhdimi i tregtisë së paligjshme në komunën e Ulqinit e më gjerë, pas heqjes së sanksioneve ndaj Serbisë dhe Malit të Zi është një absurd, pasi tash nuk ka pengesa që tregtia të ligjësohet. Jemi për pengimin e kësaj tregtie. Rrugëdaljen e shohim te hapja e pikës kufitare në Sukubinë, tha ai.
(Marrë nga QIK-u)
(Fund)

Të fundit

më të lexuarat