Vlera e punimeve kap shumën rreth 212 mijë euro. Projekti është punuar nga studioja e projektimit “V&B Studio Design”, ndërsa punimet kryhen nga firma “Gencon” nga Ulqini. E gjithë sipërfaqja e objektit përfshin 6685 metra. Në bazë të kontratës, punimet do të përfundojnë në maj të vitit të ardhshëm
Ulqin – Me vendosjen e gurthemelit, të dielën në fshatin Zenelaj filluan punimet për ndërtimin e parkut (sheshit) publik, të parit të këtij lloji në komunën e Ulqinit. Ky investim i Komunës së Ulqinit realizohet falë donacionit të familjes Hajdari, respektivisht të bashkëshortëve Xhevdet dhe Margaret Keane – Hajdari, të cilët jetojnë në SHBA.
Vlera e punimeve kap shumën rreth 212 mijë euro. Projekti është punuar nga studioja e projektimit “V&B Studio Design”, ndërsa punimet kryhen nga firma “Gencon” nga Ulqini. E gjithë sipërfaqja e objektit përfshin 6685 metra.
Projekti është vlerësuar me rëndësi të veçantë nga të gjithë folësit në ceremoninë e organizuar me rastin e fillimit të punimeve.
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, ka thënë se kemi të bëjmë me një projekt shumë të rëndësishëm për Anën e Malit “sepse këtu do të takohen njerëzit prej të gjitha katundeve dhe trevave, do të shkëmbejnë mendimet e tyre”. i. k.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “836” të revistës Koha Javore