Albanologu i shquar, Robert Elsie, i cili u nda nga jeta më datë 2 tetor, ka lënë si amanet që trupi i tij të prehet në Alpet Shqiptare.
Në një njoftim për shtyp, Biblioteka Kombëtare njofton se “në përmbushje të amanetit të fundit të albanologut të shquar Robert Elsie për t’u varrosur në Alpet Shqiptare, trupi i tij qëndroj të martën, më datë 17 tetor, në mjediset e Bibliotekës Kombëtare për homazhet dhe nderimet e fundit, nga ora 14:00 deri më 16:00. Ceremonia e përcjelljes për në Shkodër u zhvillua në Bibliotekën Kombëtare në ora 16:00”..
Elsie i ishte përkushtuar albanologjisë prej më shumë se tridhjetë viteve, veçanërisht kulturës, letërsisë dhe historisë së shqiptarëve. Shumica e botimeve të tij përqendrohen në këtë fushë.
Shkrimtar, interpret dhe albanolog, Elsie ka përkthyer në anglisht edhe poetët Migjeni, Lasgush Poradeci e shkrimtarin Fatos Kongoli.