Diskutim për tëavancuar bashkëpunimin në të gjitha fushat

Podgoricë – Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi për politikë ekonomike, njëherësh ministër i zhvillimit ekonomik, Nik Gjeloshaj u takua të mërkurën (17 korrik 2024) me ambasadoren e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Zhaklina Peto.
Në kumtesën për opinion të nënkryetarit të qeverisë thuhet se, z. Gjeloshaj tha se dy vendet mike që kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme fqinjësore, ndajnë vizion të përbashkët euroatlantik.
“Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat e rëndësishme, veçanërisht në ekonomi, infrastrukturë, kulturë, turizëm dhe fusha të tjera” thuhet në këtë kumtesë.
Ndërkaq, në fund të këtij takimi dy zyrtarët theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe midis Malit të Zi dhe Shqipërisë, duke u dakorduar që të vazhdohet bashkëpunimi në fushat me interes të përbashkët.
Ndërkohë, nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi njoftohet se në fokus të këtij takimi ka qenë diskutimi i marrëveshjeve të reja, promovimi i marrëdhënieve ekonomike mes dy endeve dhe nxitja e marrëdhënieve të mira fqinjësore.
“Ky bashkëpunim thekson përkushtimin e të dy kombeve për të forcuar lidhjet dhe për të punuar së bashku për prosperitet të ndërsjellë”, kanë njoftuar nga ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat