
Rrëfimi 1.
Më telefonoi Dr. Lila Vuk. Ajo është drejtoreshë e Repartit anesteziologjik në Institutin për sëmundjet kardio-vaskulare në Dedinje-Beograd, bashkëshortja e të ndjerit Prof. Florian Vuk, shokut tim nga studimet e mjekësisë në Beograd. Ishte mysafire në hotelin “Kastel Lastva” në Petrovac me një shoqe të saj e cila e kishte nënën ulqinake prej familjes Bevenja. Shkuam për ta takuar së bashku me Dr. Fatmir-Jusri Resulbegun. Me ne ishin Fitnetja dhe Gjylterja, bashkëshortet tona. Mbërritëm në Petrovac. Disa muaj më parë Dr. Lila Vuk i ndihmoi Dr. Fatmirit gjatë operacionit të tij.
Gjetëm parking në një oazë gjelbërimi. Pasi u takuam, shkuam me këmbë dhe mbërritëm në shëtitore pranë plazhit. Shëtitorja ishte e rregulluar me pllaka guri, shtëpitë e vjetra të ruajtura si kanë qenë dikur. Lokali ku kemi pirë kafe dhe ngrënë akullore kishte muzikë më zë të ulët, ambient i mrrekullueshëm… E krahasova më shëtitoren e Ulqinit.
Mesiguri ajo në Ulqin është më e bukur, por ambientin ia prish shitja e kollomoqave, krepave, lypsat në çdo vend, zhurma e madhe prej lokaleve…
Rrëfimi 2.
Prroni është pjesë e lagjes Rana. Emrin e ka nga prroni i dikurshëm i cili dilte nga toka në vendin ku sot gjendet marketi i madh dhe vazhdonte në mes të lagjes deri në det. Pllazhin e ndante në dy pjesë (vërehet në fotografi të vjetër). Shtëpitë në Prrua dikur ishin sipër rrugës më oborre dhe kopshe.
Shoku im nga fëmijëria më tha:
“Dikur prej shtëpisë time në Prronin e Ranës kam pa detin. Por, dy komshit e mi më kanë rrethuar në të dy anët me ndërtimet e shtëpive të tyre… Nuk u kundërshtova, kemi qenë komshi të mirë gjithmonë…”.
Para disa ditëve isha në ngushëllime më rastin e vdekjes të Kadri Kotorrit ( 1947-2017 ). Ky ka qenë punëtor i vjetër i kontabilitetit në hotelin “Albatros”. I ulur në oborr isha i rrethuar më shtëpi të ngrituara disa kate, njëra afër tjetrës, dritaret shumë afër, mundesh të kapërcesh nga njëra shtëpie në tjetrën. Ndërtimi pa rregulla, në shumë raste pa leje ndërtimi…
Mendova me vete dhe tash tash është ditë, por natën njëriu kur është në gjum merr frymë, nganjëherë gërrhet , ose nata është për dashuri, si mundet të bëhet dashuri kur janë dritaret aq shumë afër…
Rrëfimi 3.
Detarët ulqinakë, posaçërisht ata nga Kalaja, kanë lundruar nëpër dete dhe oqeane, ofruan përfitimin, kulturën, por edhe eukalipsat të cilët i mbollën në Ranë pranë plazhit…
Por pas tranzicionit dhe privatizimit të objekteve hotelerike-turistike, pronarët e ri i zhdukën shumicën e këtyre pemëve ekzotike. Mbeti e paprekur vetëm lulishtja në afërsi të restaurantit “Hollegro”, të cilën me mjeshtri, dashuri dhe përkushtim të madh e ruajti dhe e kultivoi i ndjeri Rexhep Goga. Gjithashtu janë rujtuar edhe disa eukaliptusa nën shtëpi në fillim të shëtitores në afërsi të Tyrbes Fani, e cila ndërmjet legjendës dhe të vërtetës e ruajti veten nga sulmet dhe devastimet.
Rrëfimi 4.
Dr. Rexhep Spuzha ( 1947-2019) dhe arkitekti Selim Resulbegu (1952) janë ndër doajenët e Ulqinit secili në fushën e vet. Rexhepi me shokun e tij Xhaudet Haxhibrahimin gjatë muajve tjerë, përveç verës rrinë në kafenenë “Bojana” në Ranë. Ai shprehet:
“ Dy muajt e verës shkojmë e rrijmë dhe pijmë kafe në Valdanas, verës nuk vijmë në Ranë..”.
Pas namazit të drekës isha së bashku me: Bahri Abazni, Ruzhdi Dervishin, Tino Vogliqni. Na u bashkëngjit edhe Hajro Pufja Ulqinaku.
Takuam arkitektin Selim Resulbegoviqin i cili pas përshëndetjes na tha:
“ Dy muajt e verës nuk ulem në Ranë..”.
U përgjigja:
“ Edhe unë gjithashtu, Rana verës nuk isht e jona..”,
Në fund
Në Ranë mbetën tëpaprekur si kanë qenë dikur vetëm plazhi, shëtitorja më trotuar, xhamia e rindërtuar dhe Tyrbeja e Fanit…
( Nga libri “ Pazari i gjytetit” )