Dhuratë nga Tirana – mbështetja financiare për parkun publik

Tiranë – Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj dhe zyrtarë të tjerë të administratës lokale të cilët qëndruan për një vizitë zyrtare në Tiranë.
Në takim është diskutuar lidhur me projekte të cilat Komuna e Tuzit do t’i realizojë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, si pjesë e nismës së Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon.
“Një ndër temat kryesore të diskutimit ishte edhe parku i cili ka filluar të punohet në Komunën tonë, për të cilin u dakorduan që Bashkia e Tiranës do të ndihmojë në financimin e tij. Gjeloshaj falënderoi kryebashkiakun, njëherësh edhe mikun e tij të vjetër Erion Veliajn për ndihmën. Ai gjithashtu shtoi se Tirana është shtëpia jonë e dytë, e cila deri para se të bëheshim komunë në vete, ishte shtëpia jonë e parë, dhe përkrahja më e madhe si për pavarësimin e Komunës, ashtu edhe edhe për zhvillimin e saj, nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave dhe bashkëpunimit ndërinstitucional”, thuhet në njoftimin për media të Komunës së Tuzit.
Në kuadër të ,,Tirana – Kryeqyteti Evropian i të Rinjve, 2022”, u bë edhe nënshkrimi i marrëveshjes së binjakëzimit midis Gjimnazit ,,25 Maji” në Tuz dhe Gjimnazit “Arben Broçi” në Tiranë.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në takim zbuloi projektin e radhës: „Ne duam të jemi pjesë e suksesit tuaj, ndaj kemi vendosur që edhe në Tuz, por edhe në Preshevë, të bëjmë një financim për një park publik; pra, për një zonë qendrore të qytetit, si një dhuratë nga Tirana, si një mënyrë për të lënë një shenjë të përbashkët dhe për të qenë kontribues në suksesin tuaj”, tha Veliaj.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat