Plavë – Përfaqësuesi i Komunës së Plavës, Merdin Purishiq, dhe Organizata joqeveritare “Qendra për integrime demokratike dhe zhvillim” nga Plava, të enjten Muzeut natyror të Malit të Zi në Podgoricë, i dhuruan herbariumin e bimëve mjekuese dhe aromatike të mbledhura në Bjeshkët e Nëmuna. Dorëzimi i dhuratës, është bërë në lokalet e institucionit të lartpërmendur.
Bimët të cilat e përbëjnë herbariumin, janë mbledhur gjatë realizimit të IPA projektit në bashkëpunimin ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëria 2014-2020, (IPA crossborder programme Montenegro – Albania 2014-2020), në kuadër të projektit “Promovimi i përdorimit të qëndrueshëm të bimëve mjekuese dhe aromatike për përmirësimin e ekzistimit dhe ruajtjes së diversitetit biologjik” (Promoting Sustainable Use of Medicinal and Aromatic Plants for Livelihood Improvement and Biodiversity Conservation).
Me këtë projekt, banorët e zonës përtejkufitare të komunave Tropojë në Shqipëri dhe Plavë në Mal të Zi, janë trajnuar mbi njohjen e llojeve të bimëve mjekuese dhe aromatike të kësaj zone, me mënyrat e rregullta dhe të qëndrueshme të mbledhjes, ndërsa kapacitetet e institucioneve publike janë forcuar për mundësinë e përcjelljes së rregullt të gjendjes së përfaqësuesve (përbërësve) të llojeve në territoret e këtyre komunave.
Përveç Komunës së Plavës dhe OJQ-së “Qendra për integrime demokratike dhe zhvillim” nga Plava, në realizimin e projektit marrin pjesë edhe Komuna e Tropojës dhe OJQ “Alpet Shqiptare”.
Herbariumi i dhuruar do të ruhet në kuadër të koleksionit të bimëve me lule dhe fierishtave (pa lule), kurse do të promovohet në kuadër të ndonjërës prej ekspozitave të radhës të Muzeut natyror të Malit të Zi në Podgoricë.
Sh. Hasangjekaj