Dhurata nxënësve për festat e fundvitit

Më 23 dhjetor 2021, Shkolla Fillore “Gjergj KastriotI – Skënderbeu” në Triesh, organizoi Ditën e afarizmit, dhe zhvilloi program solemn për festat e fundvitit. Të pranishmit i përshëndeti drejtori i shkollës z. Leon Gjuravçaj i cili, mes të tjerash, falënderoi donatorin e sivjetëm Mark Gjolaj, pronarin e sallonit “Art Ceramic” nga Tuzi, i cili në prag të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri i gëzoi me dhurata të gjithë nxënësit e shkollës amë, dhe të dy paraleleve të shpërndara të kësaj shkolle – Rudinë dhe Cem i Trieshit.
Gjuravçaj, në fjalën e rastit, po ashtu falënderoi edhe donatorët e mëparshëm nga vendi dhe diaspora, të cilët me kontributin e vet ndihmuan dhe në vazhdimësi po ndihmojnë veprimtarinë e këtij institucioni edukativo-arsimor.
Gjolaj, po ashtu, dhuroi bredhin e Vitit të Ri më të gjitha dekorimet, si dhe siguroi rekuizita sportive për futboll dhe basketboll. Drejtori i shkollës, më pastaj hapi panairin e Ditës së afarizmit në nivel të shkollës, ku të pranishmit patën mundësi që nëpër tavolina të shikojnë punimet e ekspozuara artizanale që nxënësit e kësaj shkolle kishin punuar dhe krijuar me ndihmën e mësimdhënësve dhe të prindërve të tyre.
Programi festiv u shoqërua me këngë dhe melodi muzikore. Të pranishmit, përveç tjerash patën mundësi të shikojnë edhe krijimet nga arti figurativ të nxënëses së klasës së tetë Ardiana Cacaj. Pas programit, të pranishmit shijuan një koktej të organizuar nga donatori Gjolaj.

Donika Lulgjuraj

Të fundit

më të lexuarat