Biznesmenët ulqinakë Ilmi Kurti dhe Bajram Maxharri vazhdojnë të investojnë në përmirësimin e infrastrukturës në Institucionin Publik, Shkolla e Mesme “Vëllazërim-Bashkim në Ulqin. Falë donacioneve të tyre në shumë prej 9.000 dollarësh amerikanë (Kurti 7.000 $ e Maxharri 2.000 $) dhe 1.500 euro investime nga mjetet buxhetore të shkollës, gjatë pushimeve dimërore, u bë rikonstruksioni i disa hapësirave të brendshme shkollore, të cilat dukshëm do të ndikojnë në përmirësimin e kushteve mësimore në këtë vatër të arsimit dhe edukimit të brezit të ri. gj.gj.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “752” të revistës Koha Javore