Veç pushuesve vendas për këtë pikë të lashtë pushimi, nostalgji kanë edhe shumë mërgimtarë që jetojnë nëpër vise të ndryshme të Evropës dhe të SHBA-së, të cilët në masë të madhe vizitojnë vendlindjen e tyre gjatë muajve më të nxehtë të vitit
Tërgajë – Rritja e temperaturave tropikale që kanë përfshirë ditëve të fundit vendin tonë, ka bërë që shumë pushues, vendas dhe të ardhur nga diaspora shqiptare, të vizitojnë Lumin Cem, përkatësisht vendin e quajtur Tërgajë, një destinacion ky shumë i dashur prej shumë vitesh për qindra banorë të të gjitha viseve të Malësisë dhe më gjerë.
Në këtë plazh të vogël por që shumë pushues e quajnë si perlë natyrore të kësaj pjese të Lumit Cem, kanë gjetur rehati dhe relaksim një numër i madh i pushuesve të cilët e preferojnë këtë lumë, për ujin e kristaltë që ka dhe për bukuritë natyrore përrallore që e rrethojnë. Tërgaja në këto ditë vape ka një fluks të shtuar të pushuesve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shtimi i numrit si duket ka ardhur edhe si rezultat i numrit më të madh të vizitorëve të huaj, bashkëvendës nga Evropa, SHBA e gjetiu, të cilët këto dite gushti po i kalojnë në vendlindjen e tyre. t.u.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “827” të revistës Koha Javore