Dëmtoi shumë shtëpi dhe objekte tjera

Tërmeti me fuqi 5,2 shkallë të Rihterit, i cili më 4 janar, në ora 11,46 ka goditur Malin e Zi, epiqendra e të cilit ka qenë në bjeshkën Visitor, 7 kilometra në veriperëndim të Plavës, ka shkaktuar panik dhe shqetësim ndër qytetarët, posaçërisht ndër ata të komunave veriore, të cilët nga frika prej intensitetit të dridhjes, në numër të shumtë, kanë dalë në rrugë e gjetiu, nga objektet e banimit ku janë gjendur. Banorët më të moshuar të veriut të Malit të Zi, konfirmojnë se nuk mbajnë në mend tërmet më të fuqishëm deri më tani, se ky për të cilin është fjala, por i cili për fat të mirë pos dëmeve materiale në objekte, kaloi pa lëndime dhe viktima në njerëz.
Tërmeti ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në objektet e banimit, e ato ndihmëse, si dhe në ato të institucioneve lokale në qendrat e komunave Plavë e Guci, ku dëmet më të shprehura janë në objektet e vjetra prej gurit, në të cilat janë plasaritur e çarë muret brenda dhe jashtë. Në shumë objekte janë dëmtuar dukshëm pullazet e tymtarët, por edhe lokalet e banimit, disa prej të cilave janë dëmtuar aq shumë sa që si të tilla nuk janë më të banueshme. Shaban Hasangjekaj

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “800” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat