Shumë lloje bimësh e peshqish jetojnë përgjatë këtij lumi. Shumë lloje gjallesash priren të afrohen pranë Cemit për shkak të insekteve dhe gjallesave bimore nënujore të bollshme. Shpendë të shumtë enden poshtë e përpjetë lumit duke u ushqyer me peshq, insekte, karkaleca, kërmij dhe kafshata të tjera të shijshme. Edhe njerëzit kanë, gjithashtu, nevojë për Cemin. Ai banorëve përgjatë tij u mundëson ujin e pijshëm, vaditjen e kulturave të tyre bujqësore, mbushjen e tubacioneve, larjen gjatë muajve të verës, peshkimin dhe lundrimin
Njëra nga bukuritë që ka vendlindja ime – Trieshi është lumi Cem. Kjo dhuratë e çmuar e natyrës i jep trevës një pamje të mrekullueshme e të papërshkrueshme dhe qetëson syrin dhe shpirtin e çdo kalimtari apo vizitori të rastit. Lugina e tij e freskët e me gjelbërim, jep ndjenjën e qetësisë dhe relaksit. Po ashtu edhe Kanioni i Cemit i quajtur “ Kolorado” malazeze, i cili fsheh plazhe të bukura me rërë dhe vorbulla uji, është atraksion i llojit të veçantë natyror dhe potencial turistik i Podgoricës dhe i Malit të Zi. Ky kanion ofron shumë opsione për dashamirët e raftingut, kanoes, kajakimit, ngjitjeve malore dhe peshkimit.
Një shëtitje më këmbë, por sidomos një shëtitje me një mjet të vogël lundrimi do të shpalosë madhështinë e këtij lumi me rrjedhje të shpejtë. Një udhëtim i vetëm në brigjet e Cemit të ngjallë ndjenja nderimi të thellë për krijuesin e të gjitha gjërave, duke përfshirë këtu edhe bukuritë madhështor të lumit.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “813” të revistës Koha Javore