
Takimi në Ulqin
Mbarimi i verës. Isha në Ranë me Hajro Ulqinakun duke pirë kafe në kafenenë “Timoni”. Na u bashkëngjit Rifat Stankaj. Ky është mërgimtar shumëvjeçar në Frankfurtin e Gjermanisë.
Kishim dëgjuar për Rifatin. Në fillim të Plazhit të Madh ka ndërtuar hotel katër katësh me ashensor. Në katin e pestë është salla për darsma dhe bankete. Dy herë isha në këtë hotel në darsma.
Duke ditur se ne merremi me letërsi, Rifati na njoftoi me librin e tij me poezi në gjuhën malazeze “Zarobljenik”. Dëshira e tij ishte që kjo poezi të përkthehet në gjuhën e tij amtare – shqipe.
Kështu, përmes Bashkimit të Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi doli nga shtypi libri “I zënë rob”.
Zakonisht librat e krijuar në ekzilin vullnetar dallohen me patetikë të theksuar që e vëren çdo lexues, deshi apo jo.
Edhe pse vendqëndrimin Rifati e ka në Gjermani, me poezinë e tij mban lidhje të pashkëputshme me vendlindje.
Fare hapur shpreh nostalgjinë për atdheun dhe dhimbjen për të gjithë ato gjëra të vjetra që janë shkatërruar. Njëkohësisht me metafora të shkëlqyera është i përshkruar bunti kundër psikës kolektive.
Biografia
Fëmijëria dhe sporti
U lind në vitin 1967 në lagjen Mera të qytetit të Ulqinit. Që në fëmijëri ka shfaqur afinitete të gjithanashme për sport, art dhe letërsi. Në rininë e tij u dashurua në sportin e boksit. Atëherë ndodhej në Novi Sad.
Mërgimi
Në vitin 1990 vendoset në Frankfurt te Gjermanisë, ku menjëherë filloi me kontratë ndërkombetare punën si asistent kirurgjie dhe paralelisht bëri studime në Universitetin e Frankfurtit.
Me mbarimin e studimeve dhe mbas një përvoje pune në kirurgji, hapi firmën e tij për shërbime mjekësore dhe infermierike.
Ndërkohë specijalizohet për degën e fizioterapisë.
Punon në klinikat e ndryshme rehabilituese në rrethin dhe qytetin e Frankfurtit.
Ka vite që Rifat Stankaj ka praksën e tij private në Frankfurt në zonën e vjetër të qytetit.
Njëkohësisht ka çelur ne Frankfurt Qendrën shëndetësore për mirëmbajtje dhe rehabilitim dhe shërbim ambulator. Kjo qendër sot administrohet nga vajza e tij Teuta.
Mbas një periudhe të gjatë kontributi në punën e tij dhe me artikujt e shumtë shkencorë, atij i jepet titulli Doktor i shkencave në menaxhim shëndetësor.
Ështe ekspert për mjekësinë intensive si dhe në fushën e fizioterapisë, ku edhe aktualisht vazhdon të punojë.
Gjithashtu në praktikën e tij private trajtohen sportistat të mirënjohur.
Në aktivitete shoqërore Dr. Rifat Stankaj ka dhënë dhe jep një kontribut të vecantë në SCANJ (Shoqatë Joqeveritare ndërmjet Malit të Zi dhe Gjermanisë).
Aktivitetin e vet shoqëror e kurorëzon në vitin 2014 me funksionin e kryetarit të Shoqatës Montehes.
Që prej 38 viteve vazhdon të punojë me përkushtim dhe profesionalizëm në shërbim të pacientëve në Qendrën shëndetësore të tij dhe më gjërë.
Takimi në Port Milenë
U nisa të shkoj për t’u larë në det te Kepi i Gjeranave në fillim të Plazhit të Madh. Pas disa viteve u takova me Rifat Stankaj. Ishte duke u kthyer nga plazhi me bashkëshorten… Biseduam në këmbë.
“Do të bashkëpunojmë prapë.
Jam duke përgatitur diçka të re”- tha Rifati.
Në fund
Rifat Stankaj u takon intelektualëve të gjithanshëm. Poet, biznesmen, fizeoterapeut. Në përgjithësi, mërgimtar i sukseshëm në Gjermani.
Njëkohësisht, urë-lidhëse ndërmjet njërëzve tanë në Gjermani me vendlindje.
(Nga libri në dorëshkrim “Mërgimtar”)