Bashkëpunimi ndërkufitar
Ulqin-Shkodër në sektorin e turizmit

Bashkëpunimi ndërkufitar mes Ulqinit dhe Shkodrës përmes projektit “Rrugët e zhvillimit të karrierës në sektorin e turizmit”, që u mbajte në Ulqin, krijon mundësi të shumta në punësimin e të rinjve dhe inkuadrimin e tyre në punën praktike të bizneseve lokale.
Këto projekte vlerësohen si shumë të rëndësishme, sidomos në përmirësimin e mirëqenies sociale dhe në cilësinë e jetës në të dyja anët e kufirit.

Zonja Milijana Daboviq nga Qendra e Arsimit Profesional të Malit të Zi e vlerëson realizimin e këtij projekti që ka të bëjë me punësimin, mobilitetin e punës dhe promovimin e turizmit.
“Duke ditur se të gjitha projektet kanë ndikimin e tyre, veçanërisht projekti i bashkëpunimit ndërkufitar është më se frytdhënës përveç faktit se janë edhe kufitare edhe turistike. Punësimi dihet që është pikë e dobët për të gjithë në Ballkan, por është edhe pikë bashkëpunimi. Është ajo pika e përbashkët nga Shqipëria, Mali i Zi e posaçërisht të të rinjve nga Ulqini dhe Shkodra”, tha zonja Daboviq.

Panairi ndërkufitar i të rinjve nga Ulqini dhe Shkodra për rrugët e zhvillimit të karrierës në sektorin e turizmit, trajnon nxënës të shkollave të mesme nga kjo zonë kufitare për të realizuar praktikat e punës në kuadër të projektit.
Përfaqësuesi i shoqërisë civile “Horizonti i Ri”, Nazif Veliqi, që në partneritet me organizatën World Vision Albania po e realizojnë këtë projekt, tha se plotë 18 muaj të rinjtë nga Ulqini dhe Shkodra kanë kaluar një cikël trajnimesh
“Kemi punuar plotë 18 muaj me të rinjtë nga Ulqini dhe Shkodra ku janë fuqizuar për kompetencat e sipërmarrjes sociale. Kanë kaluar kurse profesionale dhe janë përgatitur për tregun e punës. Gjatë verës kanë ushtruar edh punë publike në ndërmarrjet lokale. Edhe gjatë kësaj vere ata do të punojnë dhe do të angazhohen nëpër ndërmarrjet dhe subjektet e ndryshme hoteliere. Brenda këtij projekti ata kanë arritur kompetenca të mjaftueshme që të jenë konkurrent në tregun e punës, qoftë në Shkodër apo Ulqin”, tha zoti Veliqi.
Bashkëorganizatorja e aktivitetit nga organizata World Vision Albania, zonja Mirela Sokoli, vë në dukje, rëndësinë e bashkëpunimit mes të rinjve nga Shkodra dhe Ulqini në gjetjen e mundësive për punësimin e tyre.

“Aktiviteti i sotëm është një panair ndërkufitar mes Ulqinit dhe Shkodrës, dy qytete fqinje që kanë pasur marrëdhënie të vazhdueshme me njëri tjetrin dhe janë dy qytete që njihen edhe për zhvillimin e turizmit. Në këto qytete pothuajse prej 22 muajsh po implementohet një projekt që financohet nga BE-së, i cili synon aftësimin e të rinjve për tregun e punës. I tillë është edhe panairi ndërkufitar ku të rinjtë sjellin punimet e tyre që ata i kanë realizuar. Ideja është që në këtë panair do të ketë edhe punëdhënës dhe do të shikojnë cilët janë aftësitë e këtyre të rinjve”, tha zonja Sokoli.

Përfaqësuesi i shoqërisë civile “Horizonti i Ri”, Nazif Veliqi, që në partneritet me organizatën World Vision Albania po e realizojnë këtë projekt, tha se plotë 18 muaj të rinjtë nga Ulqini dhe Shkodra kanë kaluar një cikël trajnimesh.
“Kemi punuar plotë 18 muaj me të rinjtë nga Ulqini dhe Shkodra ku janë fuqizuar për kompetencat e sipërmarrjes sociale. Kanë kaluar kurse profesionale dhe janë përgatitur për tregun e punës. Gjatë verës kanë ushtruar edh punë publike në ndërmarrjet lokale. Edhe gjatë kësaj vere ata do të punojnë dhe do të angazhohen nëpër ndërmarrjet dhe subjektet e ndryshme hoteliere. Brenda këtij projekti ata kanë arritur kompetenca të mjaftueshme që të jenë konkurrent në tregun e punës, qoftë në Shkodër apo Ulqin”, tha zoti Veliqi.

Zonja Milijana Daboviq nga Qendra e Arsimit Profesional të Malit të Zi e vlerëson realizimin e këtij projekti që ka të bëjë me punësimin, mobilitetin e punës dhe promovimin e turizmit.
“Duke ditur se të gjitha projektet kanë ndikimin e tyre, veçanërisht projekti i bashkëpunimit ndërkufitar është më se frytdhënës përveç faktit se janë edhe kufitare edhe turistike. Punësimi dihet që është pikë e dobët për të gjithë në Ballkan, por është edhe pikë bashkëpunimi. Është ajo pika e përbashkët nga Shqipëria, Mali i Zi e posaçërisht të të rinjve nga Ulqini dhe Shkodra”, tha zonja Daboviq.
Bashkëpunimi ndërkufitar midis Ulqinit dhe Shkodrës krijon mundësi të shumta dhe hapësira të reja në përmirësimin e standardeve dhe cilësisë së jetës së njerëzve në zonën kufitare.

a.s. (VOA)

Të fundit

më të lexuarat