Axhoviq: Do të veprojmë në favor të qytetarëve

Tuz – Interesimi për çështje të legalizimit të objekteve ilegale, ndryshe nga pesë muaj më parë ku në komunën e Tuzit nuk kishte të paraqitur asnjë kërkesë, ka filluar, edhe pse afati i përfundimit të procesit të legalizimit është shumë pranë, ndërsa komuna e Tuzit ende nuk ka një vendim definitiv për klasifikimin e zonave dhe vendosjen e tarifës.
Kryetari i Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqyteti, Z. Abedin Axhoviq, në një prononcim për Kohën Javore, thekson se për çështjen e legalizimeve të objekteve ilegale është mbajtur para tre javësh debat publik ku një numër relativisht i madh i banorëve i ka paraqitur vërejtjet dhe sugjerimet e tyre për sa i takon ndarjes së zonave dhe tarifës për metër katror të objektit për zonat përkatëse. t.u.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “816” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat