Askush nuk preokupohet për t’i shënuar

Moskujdesi dhe neglizhenca totale ndaj këtyre datave, në veçanti ndaj 7 Marsit e cila ka një peshë të madhe për arsimin shqip në të gjitha trojet shqiptare, është një sinjalizues jo i mirë i cili mund të jetë edhe tregues i nivelit të zhvillimit kulturor të kësaj shoqërie

Malësi- 7 dhe 8 Marsi, njëra festë kombëtare dhe tjetra ndërkombëtare, nuk zgjuan interesim nga administrata lokale dhe as nga OJQ-të në Malësi që të përkujtohen dhe të shënohen ashtu sikurse u kushtohet kujdes i merituar anekënd trojeve shqiptare dhe në mbarë botën.
Për të tretin vit me radhë, 7 marsi- Dita e Mësuesit neglizhohet nga personeli edukativo- arsimor, të paktën për të ndërmarrë ndonjë aktivitet kulturor publik në nderim të kësaj date kaq të rëndësishme për arsimin shqip. Po kështu edhe 8 marsi- Dita Ndërkombëtare e Gruas anashkalohet nga ata që do të duhej të ishin aktivë, siç janë Komuna e Tuzit dhe organizatat joqeveritare në vend, të cilat janë themeluar gjoja për të qenë aktive në shoqëri, por për fat të keq realiteti qëndron ndryshe.
Moskujdesi dhe neglizhenca totale ndaj këtyre datave, në veçanti ndaj 7 marsit e cila ka një peshë të madhe për arsimin shqip në të gjitha trojet shqiptare, është një sinjalizues jo i mirë i cili mund të jetë edhe tregues i nivelit të zhvillimit kulturor të kësaj shoqërie. t.u.

Të fundit

më të lexuarat