“Ajo është piktore e cila nuk ka rënë nën ndikimin e mediave të reja, të cilat janë dhënë pas eksperimentit, por i ka mbetur besnike qasjes klasike të pikturimit duke përdorur teknikën e akrilit dhe vajit në pëlhurë”, ka thënë drejtori i Galerisë Artistike “Vitomir Srblanoviq”, Belis Pojatiq
Në hollin kryesor të Qendrës Sportive “Ada” në Plevlë, në organizim të Galerisë Artistike “Vitomir Srblanoviq”, të mërkurën e kaluar është hapur ekspozita figurative e piktores nga Ulqini, Vahida Hasanaga – Nimanbegu.
Ekspozitën e ka hapur Belis Pojatiq, drejtor i Galerisë Artistike “Vitomir Srblanoviq”.
Ai ka thënë se piktorja Vahida Hasanaga Nimanbegu është pjesëtare e gjeneratës së re të artistëve nga Mali i Zi, e cila ekspozon në mënyrë aktive në vend dhe jashtë, si dhe përcjell trendet në artin bashkëkohor. (Kohapress)
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “760” të revistës Koha Javore