Ulqin – Qendra e Kulturës – Ulqin, Bashkësia Islame e Ulqinit dhe Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi organizuan të premten në Galerinë e Arteve të Qendrës së Kulturës tribunën me temë “Beledia dhe Shtëpia e Pashës – Dikur-sot”.
Në tribunë është theksuar rëndësia e këtyre dy monumenteve të trashëgimisë kulturore – historike të Ulqinit si dhe është bërë thirrje për ndërmarrjen e masave konkrete për restaurimin e tyre dhe vënien në funksion.
Në kumtesën e tij, Mr. Ali Bardhi, kryeimam i Ulqinit, ka folur mbi dimensionin historik të kulturës islame në trevën e Ulqinit dhe ka paraqitur kronologjinë e zhvillimit të jetës social-ekonomike, politike dhe kulturore, duke u ndalur në ndërtimet e objekteve të ndryshme në periudhën osmane. i.k.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “763” të revistës Koha Javore