Ambientalistët shprehin shqetësimet

Kërkimet e paralajmëruara për naftë dhe gaz në bregdetin e Ulqinit kanë shkaktuar reagime të ndryshme në opinion. Derisa ambientalistët dhe sektori joqeveritar shprehin shqetësimin se një veprimtari e tillë në bregdetin më të bukur të Malit të Zi, rrezikon qytetarët, resurset natyrore dhe zhvillimin e turizmit, zyrtarët vendorë dhe ata qendrorë theksojnë se në hulumtimin dhe eksploatimin e hidrokarbureve do të implementohen standardet më të larta në aspektin e mbrojtjes së njerëzve dhe ambientit

Kërkimet e paralajmëruara për naftë në bregdetin e Ulqinit kanë shkaktuar shqetësime tek ambientalistët në Mal të Zi, posaçërisht në Ulqin. Ambientalistët dhe sektori joqeveritar e kanë kritikuar nënshkrimin e marrëveshjes së Qeverisë së Malit të Zi për kërkimet e naftës dhe gazit, sepse sipas tyre është në dëm të interesave të qytetarëve dhe të zhvillimit të turizmit.
Ky projekt, theksojnë ata, është shumë i rrezikshëm dhe paraqet kërcënim ndaj resurseve të Ulqinit dhe tërë bregdetit të tij. a.s.

Të fundit

më të lexuarat