“Allmir Jasaviq – rojtar i thesareve natyrore të Plavës”

Shaban Hasangjekaj

Shkrimtari dhe publicisti i mirënjohur malazez, Bozhidar Proroçiq, kolegu dhe miku im i çmuar dhe i respektuar nga Cetina, para pak ditësh më dërgoi shënimin në formë reportazhi të shkruar në gjuhën malazeze me titull “Allmir Jasaviq – rojtar i thesareve natyrore të Plavës” (“Almir Jasavić – čuvar prirodnih blaga Plava”), duke shprehur dëshirën që atë ta përkthej e përpunoj në gjuhën shqipe dhe për publikim (botim) t’ia përcjelli gazetës “Koha Javore”.
Shënimin e vet në fjalë, autori Proroçiq e fillon: “Djaloshin Allmir Jasaviq kam pasur rasti ta takoj në njërin prej lëndinave (rraheve) nën Bjeshkët e Nëmuna, se si me zell mbledhë bimë mjekuese. Përkushtimi dhe dashuria e tij ndaj natyrës kanë qenë të dukshëm në çdo lëvizje dhe hapërim të tij deri sa ka zgjedhur me kujdes bimët më cilësore.
Kështu ka filluar edhe ky rrëfim mbi ata të cilët janë ardhmëria jonë mbi njerëzit e rinj të cilët sikurse Allmiri njohin dhe çmojnë e vlerësojnë pasuritë e trevës së Plavë-Gucisë. Edhe pse i ri në moshë, Allmiri guximshëm ballafaqohet me shtigjet e vështira jetësore dhe si fëmija i vetëm në familje ia ka dalë të realizojë një pjesë të ëndrrës së vet”. Në përqendrimin dhe përkushtimin e tij shtrihet mirësia e vërtetë e njerëzve të rinj e cila ua mundëson të jenë të mirë dhe të veçantë.
Djaloshi Allmir Jasaviq me energjinë, diturinë dhe dashurinë e vet ndaj natyrës ia ka dalë të ndërtojë diçka që njëkohësisht është e dobishme dhe e vlefshme për tërë bashkësinë, shprehet autori Proroçiq në tekstin e shënim të reportazhit të vet dhe në vazhdim shton: “Rrëfimi i tij mbi ruajtjen e resurseve natyrore, në veçanti të bimëve mjekuese dhe frutave pyjore, nuk është vetëm për suksesin, por edhe për trashëgiminë e cila me krenari përcillet në gjenerata të reja. Beteja e tij për ruajtjen e thesareve të natyrës së Plavës, si dhe nismat të cilat i vënë në veprim për avancimin e agronomisë lokale dhe bletarisë, janë tregues se njerëzit e rinj mund të bëjnë ndryshime të rëndësishme në bashkësinë e vet”.
Autori Proroçiq në shënimin e vet me admirim shprehet se Allmiri jo vetëm që ia ka dalë të realizojë ëndrrat e veta, por ai është bërë simbol i shpresës dhe motivimit për shumë njerëz të rinj, të cilët synojnë kah bota më e mirë dhe e qëndrueshme.
Me punën dhe këmbëngulësinë e vet, Allmiri ka dëshmuar se me përpjekje, dashuri dhe përkushtim mund të arrihen qëllime të mëdha, shkruan autori Proroçiq në tekstin e shënimit të vet dhe në vazhdim shton se rrëfimi i tij na përkujton në rëndësinë, kthimin e natyrës, ruajtjes së traditës dhe vlerave të cilat neve na lidhin me rrënjët tona. Pikërisht njerëzit e rinj të tillë të cilët pa kursim japin për mirëqenie të bashkësisë së vet, e bëjnë botën vend më të mirë për të gjithë ne.
Përndryshe, Allmir Adem Jasaviq është i lindur në vitin 1996 në Plavë. Ka kryer studimet humanistike në Podgoricë, në vitin 2019, me titull akademik specializant për sigurim ndërkombëtar dhe kombëtar (nacional). I rritur pranë nënës Lavdije dhe babait Ademit, të dashuruarit strategjik në natyrë, agronom me profesion dhe kryetar i dikurshëm i merituar i Komunës së Plavës (2001-2006). Babai Ademi ka pretenduar që djalin e vet të vetëm – Allmirin ta rrisë, edukojë dhe ngrejë në person stabil, i cili me nder dhe respekt do të jetojë, veprojë dhe punojë, ndërsa dashurinë ndaj natyrës ia ka përcjellë në mënyrën e mundshme më të mirë dhe bukur. E ka mësuar se si të merret me bimët mjekuese, bletari, kërpudha dhe fruta pyjore, duke ia përcjellë rrëfimet e detajuara e cilësore për përdorimin e tyre dhe mënyrën në cilin sistem funksionojnë. Vet Ademi ka mbledhur bimë mjekuese dhe ka krijuar përvojë në sistemimin e tyre.
Autorin Proroçiq gjatë bisedës, Allmiri e ka njoftuar me virtytet dhe karakteristikat e babait të vet – Ademit duke u shprehur: “E ka dashur agronominë dhe ka konstatuar se Plava ka potenciale të mëdha shumepërfshirëse natyrore. Ka qenë kritik i ashpër i të braktisurve nga Plava. Përkujdesje dhe përkushtim të madh ka bërë ndaj meje që t’i jem besnik i denjë dhe i përhershëm vendlindjes. Babai ka vdekur në vitin 2019, e unë duke dëshiruar t’i qëndroj besnik amanetit (porosive) të tij, i jam përkushtuar amvisërisë familjare. Të gjitha ëndrrat dhe qëllimet e mia të cilat i kam pasur në jetë, e janë të lidhura me profesion të cilin e kam studiuar, i kam lënë më anash dhe i jam kthyer rrëfimit tjetër të jetë sime”.
Në vazhdim të rrëfimit për babanë e vet, Allmiri bashkëbiseduesin – autorin e tekstit të shënimit e njofton: “Adem Jasaviqin, babanë tim tani të ndjerë, qytetarët e Plavës e mbajnë në mend si kryetar jashtëzakonisht të ndershëm, të përkushtuar zhvillimit dhe avancimit të trevës së vendlindjes së vet – Plavës. Mandati i tij ka qenë i shënuar me nisma dhe projekte të shumënumërta, të cilat kanë avancuar cilësinë e jetës në Plavë. Ademi ka qenë i njohur sipas qëndresës, moralit, etikës dhe dashurisë së sinqertë ndaj natyrës dhe bashkësisë. Puna e Ademit si kryetar i Komunës së Plavës (2001-2006) ka qenë e orientuar në krijimin e kushteve më të mira për të gjithë qytetarët e Plavës. Puna e tij humane dhe me zell për bashkësinë, kanë lënë vulë të përhershme. Projektet infrastrukturore të cilat i ka vënë në veprim në avancimin e bujqësisë lokale, arsimit e mbrojtjes shëndetësore, kanë pasur efekte largpamëse pozitive”.
Mbi shtigjet e veta të mëtejme jetësore dhe betejat me të cilat është përballur, Allmiri bashkëbiseduesin e vet – autorin e shënimit në fjalë, e ka njoftuar: “Meqë kam qenë gati vetëm dhe nuk kam pasur askënd që të më këshillojë e mësojë në punën të cilën sot e kryej, kam pasur dijen e fituar nga vitet e mëhershme nga babai im Ademi, në veçanti mbi agronominë, bletarinë, bujqësinë, kërpudhat dhe bimët mjekuese. Po ashtu merrem edhe me shartim të pemëve”. Në rrëfimin e vet të mëtejmë, bashkëbiseduesin Proroçiq e ka bërë me dije se në vitin 2019, tre muaj pas vdekjes së babait, ka vendosur që veprimtarinë e jetës dhe punës së tij në të ardhmen ta kthejë dhe drejtojë në tjetër kah. Ai ka theksuar se në bibliotekën e vet ka mjaft literaturë shkencore e cila ka të bëjë me agronomi. Autorin e shënimit më tej e ka njoftuar se ka filluar të shkollohet shtesë. Ka zgjeruar lëmin e bletarisë, në veçanti atë të bashkësive bletare, duke prodhuar motka (amëza), duke shitur luzma të reja dhe duke mbledhur propolisin, polenin dhe pergën dhe prej tyre ka punuar preparate në bazë të prodhimeve të bletëve. Gjatë dimrit të njëjtin vit ka filluar të merret me mësimin e njohjes detaje të bimëve mjekuese, duke zgjeruar idenë për fillimin e punës së re në këtë drejtim. Në pranverën e vitit vijues (2020), ka filluar të merret me mbledhjen e kërpudhave dhe bimëve mjekuese dhe të lëndëve të para nga të cilat ka punuar preparate në bazë natyrore, ka zgjeruar tregun edhe jashtë qytetit të lindjes – Plavës, në tërë Malin e Zi, duke marrë pjesë në panaire të ndryshme, ku ka fituar shpërblime, dhurata dhe mirënjohje për prodhimet e veta të ekspozuara. Me kohë ka vendosur të avancojë teknologjinë përpunuese, në mënyrë që çdo prodhim të jetë në harmoni me parimet gjegjëse ligjore për të mundur legalisht e me certifikatë t’i plasojë prodhimet e veta në Mal të Zi, por edhe jashtë kufijve të tij. Përmes punës së vet Allmiri bashkëbiseduesin -autorin e shënimit e njofton se ka fituar popullarizimin medial duke prezantuar dhe shpalosur e reflektuar prodhimet dhe punën e vet me peshë dhe vlerë vërtetë të lartë. Me kalimin e kohës, të gjitha janë rritur në prodhime bashkëkohore.
Autori i shënimit Bozhidar Proroçiq në tekstin e tij shkruan se mbi zhvillimin e mëtejmë djaloshi Allmir Jasaviq e ka njoftuar se Komuna e Plavës e ka çmuar dhe vlerësuar rëndësinë e veprimtarisë së punës së tij duke i ofertuar dhe ofruar ndihmë, mbështetje dhe përkrahje të parezervë për realizimin e përbashkët të projektit për promovim dhe kultivim të bimëve mjekuese e aromatike që janë me rëndësi jetike për Plavën dhe pretendojnë e synojnë për specifikë të suksesshme për të gjithë ata të cilët i bashkohen kësaj veprimtarie nxitëse (provokuese) dhe pretenduese.
(Vijon)


(Vijon nga numri 1121)
Në tekstin e shënimit të vet në fjalë, autori Proroçiq konfirmon se masivi i Bjeshkëve të Nëmuna, Çakorrit, Visitorrit, Moknës dhe bjeshkëve të tjera, përbëjnë thesarin e çmuar të bimëve pyjore e mjekuese. Me realizimin e këtij projekti në bashkëpunim me Komunën e Plavës, me kontribut të pa interes, kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, Allmirit i ka lindur ideja të aktivizojë (hapë) barnatoren autentike të bimëve mjekuese, frutave pyjore, melhemeve dhe vajrave esenciale, të cilën e ka emërtuar “Barnatorja e bimëve mjekuese ‘Adem Jasaviq’”, në nderë dhe kujtim të babait të vet Ademit. Barnatorja në fjalë, momentalisht numëron rreth 400 prodhime të destinimeve të ndryshme, ndër të cilat dominojnë: çajrat njëkomponente, përzierjet bimore, pikat bimore, ekstraktet e ndryshme, kërpudhat në variante të ndryshme me (tinktura në bazë të kërpudhave, kërpudha të thara, kërpudha të ngrira, kërpudha të marinuara) fruta të thara pyjore, boronica e njohur e Plavës e cila është brend vendor, preparate të ndryshme kozmetike (losione për kujdesin e trupit dhe lëkurës, krema kozmetike, yndyrna, melheme të ndryshme etj). Po ashtu, në ofertë ekzistojnë lloje të ndryshme të sapunëve natyral dhe prodhime të bletëve (propolis, polen, pergë).
Autori i shënimit në fjalë shkruan se bashkëbiseduesi i tij, Allmir Jasaviq, e ka njoftuar për të ndërtuar rrugën që shpie në sukses, është me rëndësi t’i kesh qartë të definuara qëllimet dhe strategjinë si të arrish.. Mësimi në vazhdimësi dhe përshtatja rrethanave të reja, janë elemente kyçe për të. Allmiri autorin e shërimit e ka njoftuar se dita e punës së tij fillon në ora 7:00 dhe përfundon rreth orës 23:00. Në orarin e punës janë të përfshira edhe shkuarjet (vajtjet) në terren dhe bjeshkët të cilat e rrethojnë, puna në fushë dhe pronat e patundshme vetanake, puna në hapësirat për prodhim, ashtu që kohë të lirë për të mbetet shumë pak. Në punët e përditshme përkrahje e madhe i janë nëna Lavdija dhe bashkëshortja Gentina. Vërtetim i cilësisë së punës së tij, padyshim janë 35 medaljet e arta dhe plaketa për cilësi (kualitet të prodhimeve). Sinqerisht ai beson se qyteti i Plavës, me përkrahje të plotë të pa interes të deri tashëm të kryetarit të Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, të njoftohen dhe motivohen si deri tani iniciativat (nismat) e veprimtarëve ekonomik sikurse Allmiri, i cili veç është një brend i njohur i qytetit të vet.
Në vazhdën e bisedës, autorin e shënimit të reportazhit, publicistin Bozhidar Proroçiq, Allmiri e ka njoftuar mbi potencialet e trevës së Plavës dhe Gucisë duke theksuar se ajo ka perspektivë të madhe për nismën (aktivizimin) e bizneseve të ndryshme dhe për valorizimin dhe shfrytëzimin e resurseve natyrore, të cilat mund të sjellin përfitime dhe perspektivë për gjenerata të reja të cilat vendosin të mbesin besnik vendlindjes dhe të merren me këto veprimtari vërtetë profitabile me vlerë dhe peshë të madhe. Plava dhe Gucia me resurset e veta të pasura natyrore me trashëgime kulturore dhe pozitë strategjike, paraqesin vend të çmuar për zhvillimin dhe avancimin e sektorëve të ndryshëm ekonomik. Mundësitë janë të mëdha për lëmit e bujqësisë e turizmit deri te prodhimi i produkteve të shëndosha organike, ka thënë Allmiri në bisedën me bashkëbiseduesin Proroçiq. Kurrsesi nuk guxohet të humbet nga pamja që prodhimet nga bimët mjekuese dhe pyjore e të bletëve jashtë kufijve të vendit kanë çmim shumëfish më të lartë, ashtu që shumë sish që shkojnë për të fituar në botën e jashtme, padyshim atë fitim me iniciativë të fortë dhe përkrahje të vetëqeverisjes lokale deri te organet shtetërore do ta realizojnë në vendin e vet. Investimi (depozitimi) në këta sektorë, jo vetëm që i kontribuon zhvillimit ekonomik lokal, por edhe i ndal njerëzit e rinj të jetojnë, veprojnë dhe punojnë në trevat e vendlindjeve të veta duke krijuar ardhmëri të qëndrueshme. Pos veprimtarisë së cekur në pronat e veta të patundshme, Allmiri bashkëbiseduesin e njoftuar se ka edhe ekonomitë vetanake shtëpiake në fshat në të cilat qëndrojnë mysafirët vendas dhe të jashtëm. Ata kanë rast që të njoftohen me veprimtarinë e punës me të cilën merret Allmiri dhe të konsumojnë të gjitha prodhimet e tij si dhe ushqimin shtëpiak vendor nga treva e Plavë-Gucisë. Me këto jo vetëm që do të promovojë kulturën dhe traditën vendore, por edhe të kontribuojë zhvillimit të turizmit rural, i cili ka potencial të madh për rritje.
Koha vërtetë ka rrjedhur dhe kaluar në bisedë me këtë konstruktor të denjë të paepur dhe të vlefshëm, ka konfirmuar autori i shënimit Bozhidar Prorociq, duke shtuar se çdo fjalë e personit të shënimit – Allmir Jasaviqit ka qenë e plotësuar me dëshmi ndaj asaj që vepron e punon derisa ka ndarë përvojat dhe dituritë e veta mbi mbledhjen e bimëve mjekuese në hapësirat e Bjeshkëve të Nëmuna. Allmiri ka rrëfyer mbi nxitjet dhe kënaqësitë të cilat i sjellë kjo punë, ka folur mbi rëndësinë e ruajtjes së natyrës dhe traditës, mbi planet e veta për të ardhmen. Përkushtimi dhe vizioni i Allmirit janë të veçanta, thotë autori Proroçiq kah fundi i tekstit të shënimit të vet, dhe shton se Allmiri ka deklaruar se si me punë të zellshme dhe dashuri ndaj trevës së vet mund të arrihet shumë. Mu kështu ai ka bërë të qartë se njerëzit e vyeshëm me vizion të gjerë sikurse Allmiri, janë ata të cilët do të formësojnë ardhmërinë e trevës së Plavë-Gucisë duke sjellë prosperitet dhe qëndrueshmëri, përmes përpjekjeve dhe përkushtimit të vet.
Se si para nesh janë ditët e nxehta verore dhe prezenca e madhe e virusit, gjatë bisedës Allmiri ka rekomanduar (porositur) përdorimin e përzierjes bimore në sasi prej një litri në ditë dhe atë: një lugë supe barë të vranilit, bar iva, podubicë, shpirtëz të nënës, bar hajduti dhe mendërra të buta.
Besoj se gjithë ata që janë rrugëtarë qëllimor, mysafirë, bjeshkatarë, e në veçanti diaspora, duhet ta vizitojnë Allmir Jasaviqin në vendbanimin Mallo Sello, jo larg Plavës, ose në barnatoren e tij të bimëve mjekësore në Plavë dhe vërtetë të kënaqen me çajnat bjeshkore aromatike dhe të shijshme.
Autori i shënimit Bozhidar Proroçiq, me admirim shprehet se Allmiri nuk është vetëm ekspert për bimët mjekuese, por edhe ambasador i denjë i trevës së Plavë-Gucisë, i cili me dashuri dhe krenari paraqet dhe reflekton begatitë e natyrës së Bjeshkëve të Nëmuna. Të vizitosh Allmirin do të thotë të përjetosh përvojë autentike ku mund të dëgjohen rrëfime fascinante mbi bimët, veçoritë e tyre mjekuese dhe mënyrat e përgatitjeve të tyre tradicionale. Mikpritja e tij dhe dituria i mundësojnë çdo vizitori që të ndihet si te shtëpia e vet, duke u kënaqur në aromat e shkëlqyera dhe bekimet e natyrës. Vizitorët dhe të tjerët, jo vetëm që do të provojnë çajin dhe frutat e pyllit të cilat me kujdes i ka mbledhur dhe përgatitur, por edhe do të marrin me vete një pjesë të kësaj treve të mrekullueshme nëpër çdo hurbë plotë shëndet dhe vitalitet.
Autori Bozhidar Proroçiq, tekstin e shënimit të vet e përfundon me shprehjen se vizita Allmir Jasaviqi është padyshim rast i volitshëm që të lidheni me begatitë e natyrës në detaje dhe t’i perceptoni e ndjeni mrekullitë e paepura të Bjeshkëve të Nëmuna përmes çajit të bimëve të mbledhura në hapësirat e tyre.
Shënimin mundësisht ta publikoni (botoni) në vazhdime dhe ta konkretizoni me sa më shumë foto të sjella.

Të fundit

më të lexuarat