Tuz- Komuna Urbane e Tuzit me një ceremoni solemne ka kremtuar dhjetëvjetorin e binjakëzimit të qytezës së Tuzit me qytetin e Rochester Hills-it të Michiganit, në të cilën kanë marrë pjesë zv/shefi i Misionit të Ambasadës së SHBA-së në Mal të Zi, Z. B. Bix Aliu, kryetari i KU të Tuzit, Abedin Axhoviq, kryetari i kuvendit të KU të Tuzit, Fadil Kajoshaj, përfaqësues të partive politike në vend si dhe të ftuar të tjerë.
Në fillim të këtij manifestimi, u tha se bashkëpunimi mes këtyre dy qyteteve i filluar nga viti 2007 ka rezultuar me vendimin mbi binjakëzimin i cili është miratuar nga Kuvendi i KU të Tuzit dhe pranuar po ashtu nga ana e qytetit Rochester Hills, moment ky që rezultoi me bashkëpunim të mirë mes dy vendeve. t.u.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “763” të revistës Koha Javore