Tuz- Organizata Joqeveritare “Djeca Crne Gore” (Fëmijët e Malit të Zi) ka organizuar për dy ditë rresht, festivalin e diversitetit, si pjesë e projektit “Klubi i Vullnetarëve të gjimnazit 25 Maji- Ji aktiv/e” i cili mbështetet nga Fondi për Qytetari Vepruese.
Në ditën e parë të kësaj veprimtarie është organizuar turneu garues në futboll në sallën e Gjimnazit “25 Maji” në Tuz ku kanë marrë pjesë pjesëtarë të klubit të vullnetarëve të kësaj shkolle dhe të tjerë, kurse një ditë më vonë është shfaqur një film në QKI “Malësia” kushtuar të rinjve. t.u.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “754” të revistës Koha Javore