Akademi festive me program të begatë kulturore dhe artistike

Dita e Flamurit Kombëtar Shqiptar, përvjetori i 106-të i Pavarësisë së Shqipërisë dhe 110 vjetori i Kongresit të Manastirit, edhe këtë vit janë shënuar në një ambient vërtetë festiv, në të gjitha vendbanimet me popullatë shqiptare të komunave Plavë dhe Guci.
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, në bashkëpunim me kryesinë e Zyrës së saj koordinuese për Plavë, Guci e Rozhajë, me seli në Plavë, të enjten me 22 nëntor, në restorantin e Hotelit “Rosi” në Guci, organizoi akademi solemne dhe festive, me ç’rast me respektin dhe nderimet më të mëdha u shënuan festat e nëntorit: Dita e Flamurit Kombëtar Shqiptar, përvjetori i 106-të i Pavarësisë së Shqipërisë, 110-vjetori i Kongresit të Manastirit dhe ditëlindja e 63-të e komandantit legjendar shqiptar Adem Jasharit, por edhe i përvjetorëve të ngjarjeve kombëtare historike: 550 vjetori i ndarjes nga jeta i trimit legjendar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, dhe 140 vjetori i mbajtjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Në lokalin e restorantit në fjalë, u tubuan shumë shqiptarë të ftuar të Plavës e Gucisë me rrethinë, por edhe të komuniteteve të tjera, personalitete të shquara të jetës shoqërore, politike dhe kulturore nga Plava e Gucia, ndër të cilët veçojmë kryetarin e Kuvendit të Komunës së Plavës, Z. Shefket Jevriq, dhe kryetaren e komunës dhe kryetarin e Kuvendit të Komunës së Gucisë, zonjushën Anella Çekiq dhe Z. Xhendadin Radonçiq, me bashkëpunëtorë, si dhe mysafirët e nderuar nga Ulqini e Malësia e Madhe: kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Z. Faik Nika, sekretari i KKSH-së, Z. Lindon Gjelaj, kryetari i Alternativës Shqiptare në Mal të Zi, Z. Nikë Gjeloshaj, dhe drejtori i Drejtorisë për mbikëqyrjen e arsimit të pakicave në Mal të Zi, Z. Marash Dukaj, të cilët në atmosferë vërtetë festive, , kaluan çaste të këndshme dëfrimi e argëtimi, të cilat ua ofruan dhe mundësuan djelmoshat e Hotit të Kujit me këngë patriotike të përcjella me sharki e çifteli, performuesit e valleve autoktone shqiptare nën tingujt e muzikës popullore shqipe dhe recituesit e shkathtë të vargjeve kushtuar festave të nëntorit. Sh. Hasangjekaj

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “842” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat