Zbrazëtia shihet edhe si gjendje qetësie, karakteristikë e mendjes së zgjuar. Në këtë kuptim, zbrazëtia është burim i shumë veprave të mira. Nuk është nihilizëm. Mungesa e boshllëkut është mungesë e të menduarit. Aristoteli argumenton se ajo që është jomateriale është mendja. Ndryshe nga organet e tjera, mendja nuk ka një vend të caktuar në trup, sepse nëse po të kishte, ajo do të ishte gjithashtu e ndjeshme ndaj syrit, dhe veshit. Personi, mendja e të cilit është mbuluar nga errësira e mashtrimit, krijon vetëm një realitet të rremë që e armiqëson atë me realitetin ekzistues
Për Koha Javore: Astrit Lulushi / Uashington
Ndjenja e “zbrazët” shpesh shihet si negative. Disa njerëz që përballen me ndjenjë zbrazëtie përpiqen të dalin prej saj nëpërmjet heshtjes ose varësisë së barnave a drogës. Të tjerë hidhen në veprime agresive me fjalë ose dhunë për të fshehur zbrazëtinë e tyre. Në sociologji, një ndjenjë boshe shoqërohet me tjetërsim shoqëror të individit, si në rastet kur kalon nga një ideologji në tjetër, ndryshon partitë ose emrat e tyre.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “812” të revistës Koha Javore
