Deputet i zgjedhur popullor konsiderohet ai kandidat, lista kandiduese e të cilit ka fituar më shumë vota nga listat e tjera kandiduese, domethënë shumicën relative. Votimi bëhet në qendrat e votimit me kokërr votimi
Gjekë Gjonaj
Sipas Ligjit mbi zgjedhjen e deputetëve popullorë për Kuvendin Kushtetutdhënës të Republikës Popullore të Malit të Zi, zgjedhja e deputetëve bëhet nëpër njësi zgjedhore. Çdo njësi zgjedhore zgjedh një deputet. Numrin e deputetëve e cakton Komisioni Zgjedhor në bazë të numrit të përgjithshëm të popullsisë të përcaktuar me rregulloren e miratuar më 31 dhjetor të vitit 1945. Në bazë të saj në çdo 3.500 banorë zgjedhet një deputet. Të drejtë aktive vote kanë të gjithë qytetarët e Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë të cilët kanë vendbanim të përhershëm në territorin e Republikës Popullore të Malit të Zi.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “781” të revistës Koha Javore
