Për mësuesit është bërë e vështirë të japin nota dhe t’i vlerësojnë drejt arritjet e nxënësve sepse prindër të veçantë provojnë të ushtrojnë presion në vlersimin e nxënësve, përkatësisht fëmijëve të tyre
Arlinda Sukaliqi
Vlerësimi ka për qëllim çmuarjen e njohurive dhe të arriturave të merituara të nxënësit, por a ndodh gjithmonë kjo?
Vlerësimi i arritjeve të nxënësve për mësuesit shndërrohet shpeshherë në një ankth. Prindërit gjithnjë e më shumë kërkojnë që ta kenë fjalën e fundit në notat në dëftesa ose libreza, në fund të periudhave kualifikuese, sidomos ato përfundimtare. Është kjo tipikja e asaj që ndodh edhe tek ne që në vënien në funksion të së ashtuquajturës “reformë”, e cila çdo ditë e më shumë po u jep të drejtën absolute prindërve dhe nxënësve, duke anashkaluar gati tërësisht atë që dikur ishte udhëheqësi i procesit mësimor dhe ai që vlerësonte e jepte verdiktin përfundimtar për të arriturat e nxënësve.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “748” të revistës Koha Javore