Vlerësim dhe promovim i talentit të nxënësve

Nga Cikli i parë, vendin e parë e zuri, nxënësja Dijana Micakaj nga SHF “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në Triesh, vendin e dytë, Asija Lulani nga SHF “29 Nëntori” në Dinoshë dhe vendin e tretë, nxënësja Simona Gegaj nga SHF “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në Triesh. Fitues i vendit të parë nga cikli i dytë është nxënësja, Rita Shatri nga SHF “29 nëntori” në Dinoshë, vendi i dytë i takoi nxënëses Valbona Dukaj nga SHF “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në Triesh, ndërsa vendi i tretë nxënëses, Morea Dushaj nga SHF “Mahmut Lekiq” në Vuksanlekaj. Nga cikli i tretë, me vendin e parë u shpërblyer nxënësja Besarta Beqaj nga SHF “29 nëntori” në Dinoshë, vendi i dytë i takoi nxënëses, Viana Ivezaj nga SHF “Mahmut Lekiq” në Tuz, dhe me vendin e tretë u shpërblye nxënësja, Nejla Tuzoviq nga SHF “29 Nëntori” në Dinoshë

Tuz – Qendra Kulturore Informative “Malësia” organizoi të hënën më 25 nëntor 2024, garën në artin figurativ me moton “Arti na bashkon” në të cilën morën pjesë nga dy nxënës të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë, nga të gjitha shkollat fillore në Malësi, përkatësisht njëzet e katër garues.
Nga QKI “Malësia” e vlerësuan organizimin e një aktiviteti të tillë, duke pasur parasysh se në Malësi mungojnë këto lloj organizimesh, dhe kjo garë u vlerësua të ishe një mundësi e mirë, që të gjithë nxënësit talent në fushën a artit figurativ, të shpalosin kreativitetin e tyre drejtpërdrejtë, pra aty për aty, ku krijuan një pikturë peizazh të Lumit Cem.
Në një prononcim për media, piktorja, njëherazi anëtare e jurisë, Suzana Filipoviq u shpreh se kjo garë është e rëndësishme pasi siç tha, Malësia ka fëmijë shumë të talentuar.
“Mendoj që është një hap shumë i mirë dhe një ide e shkëlqyer nga ana e QKI-së “Malësia” e cila u ka dhënë këtë hapësirë nxënësve tanë. Më bëhet qejfi që në Malësinë tonë ka kaq nxënës talent që e duan artin me kaq emocion dhe teknikë” u shpreh, Filipoviq.
Sipas organizatorëve, gara në fjalë ka për qëllim të vlerësojë dhe promovojë talentin e nxënësve në artin pamor, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për të shfaqur krijimtarinë dhe imagjinatën e tyre.
Në fund të kësaj gare, juria e përbërë nga profesionistë të fushës: Shpresa Bojaj, Arlinda Dushaj dhe Suzana Filipoviq vlerësuan punimet më të mira dhe shpallën fitusit e garës.
Nga Cilkli i parë, vendin e parë e zuri, nxënësja Dijana Micakaj nga SHF “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në Triesh, vendin e dytë, Asija Lulani nga SHF “29 Nëntori” në Dinoshë dhe vendin e tretë, nxënësja Simona Gegaj nga SHF “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në Triesh.
Fitues i vendit të parë nga cikli i dytë është nxënësja, Rita Shatri nga SHF “29 Nëntori” në Dinoshë, vendi i dytë i takoi nxënëses Valbona Dukaj nga SHF “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në Triesh, ndërsa vendi i tretë nxënëses, Morea Dushaj nga SHF “Mahmut Lekiq” në Vuksanlekaj. Nga cikli i tretë, me vendin e parë u shpërblyer nxënësja Besarta Beqaj nga SHF “29 nëntori” në Dinoshë, vendi i dytë i takoi nxënëses, Viana Ivezaj nga SHF “Mahmut Lekiq” në Tuz, dhe me vendin e tretë u shpërblye nxënësja, Nejla Tuzoviq nga SHF “29 nëntori” në Dinoshë.
Ekspozita me punime artistike të këtyre nxënësve do të qëndrojë e hapur në hollin e QKI-së “Malësia” shtatë ditë, ndërsa më pas do të ekspozohet në të gjitha shkollat fillore në Malësi.
Kjo është hera e parë që në Malësi organizohet një garë e tillë mes nxënësve të të gjitha shkollave.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat