Vjelja e detit

Trashëgimi kulturo-historike është e gjitha që begaton jetën e përditshme. Begatia dikur s´i ka takuar të përditshmes, por shtresimet e lashta kanë bërë që shpirti i këtij qyteti të jetë sot një çikëz më i begatë. Ulqini si një veçanti e kulturës sonë kombëtare, që nga lashtësia flet me një mori gjuhësh, si të gurit, mjeteve të lundrimit, ullirit, peshkut... Pikërisht kryefjala “peshku” është pikërëndimi i kësaj trajtese, apo “Peshqit e detit tonë”, një mbindërtim i Glosarit tashmë të njohur të autorit Ulqinaku

Peshku ka thënë:
“… baftë hajr aj qí m´blen
e mas baftë hajr aj qí m´xen…”
(Thënie ulqinake)

Jaho Kollari

Trashëgimia kulturo-historike është ajo që begaton jetën e përditshme. Begatia dikur s´i ka takuar të përditshmes, por shtresimet e lashta kanë bërë që shpirti i këtij qyteti të jetë sot një çikëz më i begatë. Ulqini si një veçanti e kulturës sonë kombëtare, që nga lashtësia flet me një mori gjuhësh, si të gurit, mjeteve të lundrimit, ullirit, peshkut… Pikërisht kryefjala “peshku” është pikërëndimi i kësaj trajtese, apo “Peshqit e detit tonë”, një mbindërtim i Glosarit tashmë të njohur të autorit Ulqinaku. Po të hidhej shikimi në anën tjetër, apo rreth e rrotull nesh, ndeshim jetë që lidhej me peshk që pothuaj ishte burimjetë në të gjitha kulturat botërore, në theks të asaj evropiane, sidomos të vendeve me dalje në det. “Afër detit, afër mretit…”, një thënie në Ulqin që mishëron mbijetesën (mbase begatinë) e popullatës së tij këtu e tehu në kohë. Peshku në kontinentin e vjetër ka pasur aq rëndësi për jetesë sa janë ngrehur vendbanime pranë ujit (detit), të cilët në të shumtën e rasteve kanë qenë të strehuar nga deti i hapur, ku më vonë u shndërruan në qendra tregtare e lundrimi të njohura edhe në ditët e sodit. Veç kësaj ka pasur edhe emra të familjarëve që lidheshin me peshk, siç është rasti edhe në Ulqin me patronimin “Peshku”.
Kohës duhej depërtuar gjer te zanafilla, kësaj radhe e gjuhës, për të nxjerrë në pah sa autentikë janë emërtimet e llojeve të ndryshme të peshqve në të folmen e Ulqinit.
Qëllimi parësor i ulqinakut mbase nuk është të na e nxjerrë në tepsi sa vendor janë këta emra peshqish. Madhor është fakti se ato (emërtimet) janë këtu, të përfshira në një libër të vetëm, dhe kjo është për t’u përshëndetur.
Po t´i referohemi njohjeve të etabluara në botën perëndimore mbi gjuhët, nuk shkohej hiç më thellë se deri te ajo e vjetra greke dhe çfarëdo që kishte ndodhur (me gjuhë) para saj i takon singularitetit (nëse lejohej përdorimi i këtij termi të fizikës)?! E qartë se ky është një absurd që na e cungon mundësinë të gjuhemi laradash në “singularitet” për ta pajisur këtë të fundit me rregulla e ligje të kapshme për empirizmin tonë! Se, të mos i depërtohej më thellë zanafillës së mjetit komunikues të njeriut modern, është si të bëhej përpjekje të shpjegohet funksionimi i organizmit të gjallë duke mos depërtuar në thellësinë e organeve, indeve, qelizave. Pikërisht kryefjala “qelizë” është ajo që tash dhe këtu më bën ta ngrisë zërin për të cekur se gegërishtja në përgjithësi dhe e folmja e Ulqinit në veçanti, s`janë veçse fondamenti i gjuhëve të etabluara prej nga është nxjerrë terminologia shkencore, pra, nga greqishtja e vjetër dhe më vonë latinishtja (jo si gjuhë të popullatës por të sintetizuara në laborator si mbindërtime, pra, të shqipes së dikurshme). Kjo na shpie të pohojmë se është përjashta çdo njohjeje që emërtimet e peshqve të detit në të folmen e Ulqinit të mos jetë autentikë (një mori e tyre).
Laboratori i fundit i gjuhës (ai latin) na dha emërtimet e të gjitha gjallesave që sot ekzistojnë (nomenklatura bineare) dhe është përjashta çdo njohje me fondament të theksohej se shqipja moderne nuk përfitoi nga e gjithë kjo, por nuk duhej fërfëlluar se si gjuhë e stërlashtë, ruajti disa thesare që hasen edhe në emrat e peshqve të detit, në këtë rast, në dialektin e Ulqinit.
Edhe sot Ulqini, ndonëse një komunitet i vogël dhe i lënë pas dore, ka një të folme të veçantë që nuk ka rënë nën ndikimin e qendrave të tjera urbane me influencë. Kjo mosinfluencë, pra, vë theks se llojet e peshkut në Ulqin kanë emra të vjetër po aq sa gjuha.
Me këtë vëllim Hajro Ulqinaku e ka sjellë peshkun në tryezë para se e ka vënë tiganin në zjarr, çfarë shihet ashiqare meqë Ulqini s´ishte veçse një vendbanim me status të pavarur, ku shekuj me radhë lindi dhe u zhvillua një specifikë e rrojtjes.

Të fundit

më të lexuarat