Ndryshe nga vitet e tjera, sivjet Shkolla Fillore nëntëvjeçare ‘’Gjergj Kastrioti-Skënderbeu’’ në Triesh, kremtoi ditën e shkollës duke zhvilluar një shëtitje njëditore, ku krahas njohjes me peizazhet e bukuritë e radha natyrore që ofron Malësia, nxënësit të shoqëruar nga drejtori Leon Gjuravçaj dhe trupi arsimor, zhvilluan vizitë monumenteve kulturore-historike të Malësisë: Muzeut Etnografik të Malësisë në Lekaj, Shtëpisë Muze ‘’Dedë Gjo’ Luli’’ në Bardhaj të Hotit, gërmadhave të Kishës katolike në Qafë-Kishë nga shekulli XVI si dhe Skenës verore në Dubravë.
Gjatë vizitës së Muzeut Etnografik të Malësisë, në të cilin përmes eksponateve nga më të ndryshmet, aq bindshëm e aq madhërishëm pasqyrohet mënyra më autentike në retrospektivën e trashëgimisë më se të pasur shpirtërore dhe materiale të Malësisë nëpër shekuj – pronari z. Shtjefën Ivezaj, me krenari të veçantë për këtë vepër madhore e atdhetarizëm të theksuar, i shoqëruar si gjithnjë me bashkëshorten e tij Gjyten, me shumë dashamirësi e plot entuziazëm mirëpriti nxënësit dhe kolektivin e shkollës nga Trieshi duke i falënderuar për vizitë, por njëherë dhe duke u ndarë leksione e këshilla brezit të ri për ruajtjen, kultivimin dhe afirmimin e trashëgimisë shpirtërore dhe materiale të Malësisë, si vlera më të çmuara të kombit.
Më pas në mënyrë të organizuar vazhduam rrugëtimin për në Bardhaj të Hotit.

Vatë Marashi Dedvukaj, që pjesën më të madhe të jetës e kalon në mërgim, pikërisht në Nju Jork, po malli e nostalgjia për të parët e për vendlindje, viteve të fundit gjithnjë më shpesh e thërret këtë burrë fisnik plot dashuri, i mbajtur mirë e krenar po dhe tepër i gëzuar për këtë vizitë i drejtohet drejtorit Gjuravçaj, nxënësve dhe trupit arsimor të Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” nga Trieshi, me këto fjalë: “Mirë se vini në mal të Hotit çi ka dhanë heronj të kombit”!
Në një atmosferë tejet miqësore e të këndshme, mikpritje madhështore e shoqërim të përzemërt sipas traditës së Hotit, ashtu si i ka hije këtij trungu familjar e këtij malësori bujar e zemërbardhë në Shtëpinë e Dedë Gjo’ Lulit, nën përkujdesjen e Vatës bashkë me nipin Franin shtrohet sofra për malësorët e vegjël e të rritur
Me të hyrë në oborr të Shtëpisë Muze ‘’Dedë Gjo’ Luli’’ – pinjolli, pasardhësi i Heroit, Vatë Marashi Dedvukaj, që pjesën më të madhe të jetës e kalon në mërgim, pikërisht në Nju Jork, po malli e nostalgjia për të parët e për vendlindje, viteve të fundit gjithnjë më shpesh e thërret këtë burrë fisnik plotë dashuri, i mbajtur mirë e krenar po dhe tepër i gëzuar për këtë vizitë i drejtohet drejtorit Gjuravçaj, nxënësve dhe trupit arsimor të Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” nga Trieshi, me këto fjalë: “Mirë se vini në mal të Hotit çi ka dhanë heronjë të kombit”!
Në një atmosferë tejet miqësore e të këndshme, mikpritje madhështore e shoqërim të përzemërt sipas traditës së Hotit, ashtu si i ka hije këtij trungu familjar e këtij malësori bujar e zemërbardhë në Shtëpinë e Dedë Gjo’ Lulit, nën përkujdesjen e Vatës bashkë me nipin Franin shtrohet sofra për malësorët e vegjël e të rritur.

Atmosferë që gjatë mbetet në kujtesë – dot s’harrohet. Nxënësit dhe mësimdhënësit nga mikpritësit, zemërhapur njohën me Shtëpinë Muze, me orenditë, eksponatet, vlerat historike të enterierit, me vatrën ku u lind, u rrit, jetoi dhe veproi me familje udhëheqësi i Kryengritjes së Malësisë së Madhe – strategu dhe heroi Dedë Gjo’ Luli.
Destinacioni i fundit i këtij pikniku njëditor përfundon, ku tjetër, po në Traboin të Hotit, ku na pret terreni enkas i përgatitur për këtë vizitë te Kroii Traboinit, falë angazhimit të kryetarit të Bashkisë Lokale të Hotit – Ilir Gojçaj, ku nxënësit dhe kolektivi u argëtuan dhe u freskuan me ujë të freskët dhe u gostitën me ushqime e lëngje nga sponsori ‘’Fondacioni Prof. Dr. Pjetër Toni Gjuravçaj’’.
Donika Lulgjuraj
