Tuz- Viti shkollor 2016/2017 në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Mal të Zi ka përfunduar zyrtarisht, përkatësisht periudha e katërt kualifikuese ashtu siç ishte në kalendarin shkollor të Ministrisë së Arsimit të Malit të Zi.
Vitin shkollor 2016/2017 e vlerësojnë si njërin ndër vitet më të suksesshme edhe krerët e shkollës fillore dhe të mesme në Tuz duke thënë se gjatë katër periudhave klasifikuese të një viti, përveç suksesit të lakmueshëm që kanë arritur nxënësit në lëndët përkatëse, ata kanë treguar aftësi dhe talent dhe në aktivitete të ndryshme jashtëshkollore, veçanarisht në letërsi dhe në gara sportive. t.u.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “768” të revistës Koha Javore
