Vijnë në shqip dy autorë të shquar malazezë

Fjala është për librin e shkrimtarit Jevrem Bërkoviq “Baladat komite” dhe përmbledhjen me poezi të Mirash Martinoviqit “Kohë e poemave të mëdha”

Përkthyesi Qazim Muja ka sjellë së fundi në shqip dy vepra të dy autorëve të shquar malazezë. Fjala është për librin e shkrimtarit Jevrem Bërkoviq “Baladat komite” (titulli i origjinalit “Komitske balade”) dhe përmbledhjen me poezi të Mirash Martinoviqit “Kohë e poemave të mëdha” (titulli i origjinalit “Doba velikih poema”).
Librat janë përkthyer me mjeshtëri nga Muja, i cili deri tani ka sjellë në gjuhën shqipe dhe atë malazeze një numër të konsiderueshëm të shkrimtarëve shqiptarë dhe malazezë, duke ndihmuar kësisoj në komunikimin ndërmjet këtyre dy letërsive dhe kulturave.
Librin “Baladat komite” të Jevrem Bërkoviqit e botoi PEN Qendra e Kosovës, ndërsa vëllimin me poezi “Kohë e poemave të mëdha” të Mirash Martinoviqit e botoi Shtëpia Botuese REA, me botuesen Rozafa Bashota. Redaktor i të dy botimeve është shkrimtari dhe studiuesi i letërsisë Sali Bashota.
Botimet i mbështeti Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.

(Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat