“Ekzistojnë njerëz dhuntia artistike e të cilëve degëzohet në shumë drejtime, ashtu që është vështirë të përcaktohet se ku më shumë shprehen dhe dëshmohen. Një prej tyre është edhe plavjani Senadin Pupoviq, mjek, humanist, poet, piktor, muzikant dhe fotograf, dhe ai interdisciplinaritet e radhitë në grupin e madh të veprimtarëve të ngjashëm të mbështetur në fluturimet më të bukura të shpirtit (qenies) njerëzore”. Janë këto fjalë me të cilat shprehet recensenti Bogiq Rakoçeviq në fillimin e recensionit të vet kushtuar librit me poezi “Kalim i ngushtë” (“Uski prolaz”) të autorit boshnjak nga Plava, Senadin Pupoviq, duke shtuar në vazhdim të recensionit se për Senadin Pupoviqin pa mëdyshje mund të thuhet se është shkrimtar i formuar pasi që pas vetes ka një vistër, para së gjithash, veprash poetike (përmbledhjesh me poezi), në të cilat pa dyshim shpreh dhe percepton dhuntinë e vet letrare.
Përmbledhja më e re e tij me poezi me titull “Kalim i ngushtë” (Uski prolaz) dëshmon dhe konstaton bindjen se vërtetë bëhet fjalë për poetin, freska shprehëse e të cilit ka të bëjë me motivet nga natyra, situata e përditshme jetësore, kujtime në njerëz të caktuar e ngjarje dhe ashtu me radhë. Pra, perceptimi i Pupoviqit nënkupton gjithë atë që tërheq vëmendjen e njeriut sensibil ngërthyer (zhytur) në jetë të vërtetë, por ai në mungesë.
Përmbledhja me poezi “Kalim i ngushtë” e autorit Senadin Pupoviq, sublimon (fisnikëron) botën vëzhguese të njeriut në një lloj ngecjeje personale përball fragmenteve tërditshmëruese, andaj vërejmë (shohim) se si në ngarkesën treguese (narrative) formon gjësende të thjeshta të ashtuquajtur dhe i radhitë në kuptimin e asaj tërësie të cilat së fundmi figura të qarta mbi përditshmërinë tonë. Pupoviqi këndon i pa bezdisur ashtu rastësisht dhe se si vargjet i radhitë pa vëmendje (pa kujdes) duke mos u përfillë shumë në harmoninë (përputhjen) e tyre melodike, por në fund kemi tërësi komplekse poetike, gjegjësisht shënime të rrumbullakosura mbi kohën në të cilën jetojmë dhe atë mbi të cilën fantazojmë (imagjinojmë) se mund të jetë ndryshe dhe më mirë. Andaj, pos tjerash recensionisti Rakoçeviq e përkrah Pupoviqin në synimin e tij që me përpjekjen e vet shpirtërore me librin e tij mbi përditshmërinë të ndikojë që figura mbi të të jetë e bukur.
Në kohëra, shumë mjekë janë pasqyruar e reflektuar në ujëra letrare duke dhënë shumë (sasi) përshtypëse (impresive), pa të cilat letërsia do të ishte plotësisht e varfëruar. Duke filluar nga Çehovi e më pas nea Zmaji, Miodrag Pavlloviqi dhe shumë tjerë, krijimtaria letrare dhe në tërësi artistike e ka mbuluar me hije ftesën e tyre jetësore dhe arsimin formal.
Senadin Pupoviq, vërtetë është krijues i gjithanshëm dhe shumëpërfshirës i cili me sukses është reflektuar edhe në sfera të tjera artistike, në pikturë dhe muzikë, por si duket ai gërshetim, ajo krijimtari komplementare më së shumti e shprehur në poezinë e tij në të cilën kumbon njëra para së gjithash melodia e vendlindjes dhe ku janë të endura figurat (pikturat) e motiveve të përditshme të cilat njeriu i ngulit kur ka prirje (dhunti) figurative. Ajo është konstantë e cila përshkon në vargun e librave të tij me poezi, të cilat autori Pupoviq i shkruan dhe i publikon ashtu rastësisht (kalimthi), qetë dhe pa bezdisje, ashtu si e bëjnë njerëzit të cilëve shkrimi nuk u është imperativ, por nënkuptohet si pjesë përbërëse e përditshmërisë dhe jetës. Andaj, letrat (kartat) me konstruktimin (ndërtimin) e poezive (vjershave) ose me cikle të tëra në sirtarët e tryezës së tij të punës në mes të raporteve mjekësore, nëpër xhepat e tij, dosarët e dedikuar për punët profesionale dhe vende të tjera që dëshmojnë në atë se letërsia plotësisht e ka pushtuar dhe se është bërë anëtar i saj dhe tani rehatshëm lëviz nëpër odat (dhomat) e veta.
Ashtu si kryesisht i ka hartuar dhe konceptuar më parë librat me poezi, autori Senadin Pupoviq ka hartuar edhe librin e ri me poezi “Kalim i ngushtë” me tematikë i bazuar në motivet e rrethinave të përditshme me vëzhgime (opservime) vendlindase dhe konstruksione vizuale të cilat vlen për t’i përkujtuar. Poeti Pupoviq shkruan thjeshtë dhe sinqertë ashtu si përjeton dukurinë në formën e vet burimore pa aluvione dhe kuptime të fshehta. Andaj poezia e tij është e kuptueshme lehtë dhe e lexueshme në të gjitha shtresat e veta, e aftë që lehtë të prek të gjitha strukturat lexuese. Për këtë, ajo është mjekësore pasi që përndryshe poezia dhe medicina janë të gërshetuara me shumë interaksione dhe lidhje, kurse poezia me vet artin poetik i kontribuon qasjes biopsikosociale të njeriut në tërësi. Pos kësaj, arti në tërësi merret esencialisht me bukuri dhe në pakufi është fushë e hulumtimeve dhe imagjinatës. Medaljonet lirike nga dorëshkrimi i librit “Kalim i ngushtë” janë të hedhura andej e këndej nëpër rrugët e Plavës dhe Podgoricës me mbamendjen e poetit të cilat gjithmonë nënkuptojnë aluvione nostalgjike ndër bashkëkombësit e tij të cilët i karakterizon origjinaliteti njerëzor dhe vërtetësia në shtresat sentimentale të cilat poeti Senadin Pupoviq i mbanë thellë në vete. Prandaj poezia e tij buron nga gjithë ajo që e bën dozë të njohur të njerëzisë, nga odat (dhomat) jetësore, të cilat ai i çelë ngadalë duke shpresuar se në to do të shikojë gjësendet dhe ngjarjet e njohura si dhe personat e afërt, të cilët do të kuptojnë në jetën e tij. Andaj libri “Kalim i ngushtë”, është edhe një lloj përkujtimoreje e albumit personal në të cilin ruhen kujtimet të cilat poeti ia ka tregon botës në rrethinë.
Librat ashtu si “Kalim i ngushtë” i autorit Senadin Pupoviq, janë të nevojshme dhe të dobishme për arsye se përkujtojnë në elementet jetësore të cilat shpesh i parashohim edhe në vet ne, sepse në rrëmujën jetësore dhe përditshmërinë dinamike shpesh nuk mendojmë në vete, duke pasur parasysh se koha jonë, diç që nënkuptohet dhe që e shpenzojmë sipas shprehisë. Esenca është madje diku tjetër dhe duhet, siç sugjeron poeti Pupoviq me këtë libër, të ndalemi dhe të vërejmë se si e gjithë kjo rreth neve shpejt e kalueshme dhe i prirur harresës. Poezia është ajo e cila ruan shtresat jetësore më të hollësishme të cilat të koncipuara dhe përcjella në letër, mbeten si xhevahir për pasardhësit tanë. E derisa ekzistojnë (janë) përkushtues poetik sikurse Senadin Pupoviq, asgjë nuk do të jetë e harruar.
Përndryshe, libri me poezi “Kalim i ngushtë” (“Uski prolaz”) i autorit Senadin Pupoviq i botuar nga vet autori dhe financiarisht i mbështetur nga Ministria e kulturës dhe mediave të Malit të Zi dhe i shtypur në Shtypshkronjën “AP PRINT” në Podgoricë në vitin 2023 dhe përbëhet prej 140 faqesh, recensent i të cilit janë Bogiq Rakoçeviq dhe Miroje Vukoviq, në të cilin janë përfshirë 90 vjersha (poezi) dhe 26 vizatime (piktura) të punuara me laps nga vet autori në teknikën bardhë-zi, ndër të cilat edhe autoportret i poetit (pastel i thatë në faqen e kopërtinës së fundit të librit.
Në fund të recensionit tim mbi librin “Kalim i ngushtë”, theksoj se autori i tij, Senadin Pupoviq, është i lindur në Plavë në vitin 1962. Shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në Plavë, Fakultetin e medicinës në Nish, kurse specializimin nga dega e otorinolaringologjisë në Beograd. Ka fituar titullin e primariusit dhe magjistrit të shkencave medicinale. Shkruan poezi, prozë, kritikë letrare, merret edhe me punë shkencore nga lëmi i shkencave medicinale. Është i përkthyer në gjuhët: angleze, polake, shqipe, bullgare, sllave dhe ruse. Është i përfaqësuar në shumë antologji dhe përmbledhje poezish dhe prozash. Ka publikuar numër të madh punimesh nga fusha e medicinës. Për punën e vet letrare dhe profesionale është i shpërblyer shumë herë. Merret me pikturë. Ka ekspozuar në shumë ekspozita kolektive ndër të cilat më të rëndësishme janë: – Ekspozita e mjekëve piktorë në Muzeun e Vojvodinës në vitin 2005, – Ekspozita e pikturave të artistëve burimor të Malit të Zi në Podgoricë në vitin 2004. – Ekspozita e pikturave në Shtëpinë e ushtrisë së Malit të Zi në Podgoricë në vitin 2005, – Ekspozita e mjekëve piktorë në Zajeçar të Serbisë, në vitin 2010, – Ekspozita e krijuesve artistik vendlindas në Plavë në vitin 2022.
Veprimtari i denjë, Senadin Pupoviq, merret edhe me muzikë dhe me punimin e veglave (instrumenteve) muzikore. U bie shumë instrumenteve, ndër të cilat më e dashura është kitara. Kompozon dhe ekzekuton këngët e veta si kantautor.
Me familje jeton dhe punon në Podgoricë, por kohë pas kohe e viziton vendlindjen Plavën dhe është pjesëmarrës aktiv dhe i suksesshëm në shumë manifestime që organizohen dhe mbahen në kuadër të manifestimeve “Vera dhe vjeshta kulturore e Plavës.
Deri më tani ka botuar librat – përmbledhjet me poezi:
- “Zë i qartë i jehonës” (Jasan glas odjeka), 1989,
- “Ecja e hijes” (Hod sjenke), 1990,
- “Shtigjet ekzistuese” (Postojane staze), 1991,
- “Lulja e shkretëtirës” (Pustinjski cvijet), 1995,
- “Harresë e heshtur” (Tihi zaborav), 1998,
- “Ardhmëria e afërt” (Bliska budućnost), 2001,
- “Nxitje e largësisë” (Izazov daljine), 2008,
- “Porta e dritës” (Kapija svjetlosti), 2010,
- “Kalim i ngushtë” (Uski prolaz), 2023.
Tregime – novela: - “Brigje të ngushta” (Tjesne obale), 2001.