Tuz- Qendra Kulturore- Informative “Malësia” në Tuz dhe OJQ “Ilyricumi”, kanë bërë përurimin e dy librave: “Rojtarët e nderit” dhe “Shtypi në Mal të Zi për çështjen shqiptare (1990- 2000)”, të autorit Robert Camaj.
Në këtë përurim, të pranishëm kanë qenë një numër i konsiderueshëm adhuruesve të fjalës së shkruar, në mesin e të cilëve edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Z. Ernal Filo, përfaqësues të subjekteve politike, personalitete të fushave të ndryshme shkencore, kulturore, e të profileve të tjera në vend, ndërsa për librat në fjalë kanë folur shkrimtari, publicisti dhe gazetari, Fran Camaj dhe përkthyesi Nikollë Berishaj, të cilët kanë folur gjerësisht dhe në detaje për këto dy vepra letrare mjaft me vlerë.
Autori i këtyre dy librave i prezantohet lexuesit me prozë, me romanin e tij të parë “Rojtarët e nderit” dhe me studimin me të cilin e ka mbrojtur gradën shkencore “master” pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike- Instituti i Historisë në Tiranë, “Shtypi në Mal të Zi për çështjen shqiptare (1990- 2000)”.
Shkrimtari, publicisti dhe gazetari, Fran Camaj, duke folur për librin, jo një vështrim kritik pasi atë ua la lexuesve, por shpalosi materialet e dokumentuara në libër, duke theksuar se në kapitujt që e përbëjnë romanin “Rojtarët e nderit”, lexuesi has në fakte dhe ngjarje historike që përshkruhen në këtë libër por dhe në imagjinatë, fantazi, etj. t. u.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “814” të revistës Koha Javore
