I pajisur me dijet e duhura në shkencat humane dhe shoqërore, Draga bëri interpretimin më analitik dhe më të plotë të identitetit kombëtar dhe të çështjes shqiptare në Mal të Zi. Pikëpamjet e tij për këto probleme nisin me librin “Shqiptarët në Mal të Zi” që në vitin 1994 dhe i cili një vit më vonë u përkthye edhe në gjuhën serbe, ku me fakte dhe argumente shpjegon kufizimin dhe asgjësimin e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve
Nail Draga është ndër studiuesit dhe intelektualët e rrallë që u bëri sfidë stereotipave të sajuara politike, kulturore e arsimore për shqiptarët në Mal të Zi, ku me një këmbëngulje dhe pasion të veçantë iu kundërvu dukurive negative, duke demaskuar prapavijën e tyre. I pajisur me dijet e duhura në shkencat humane dhe shoqërore, Draga bëri interpretimin më analitik dhe më të plotë të identitetit kombëtar dhe të çështjes shqiptare në Mal të Zi. Pikëpamjet e tij për këto probleme nisin me librin “Shqiptarët në Mal të Zi” që në vitin 1994 dhe i cili një vit më vonë u përkthye edhe në gjuhën serbe, ku me fakte dhe argumente shpjegon kufizimin dhe asgjësimin e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, për të vazhduar me të njëjtin pasion në librin “Komente dhe opinione”, “Meditime për identitetin”, “Kultura dhe shoqëria civile” si dhe “ Intelektuali dhe paragjykimet” për të krijuar një mozaik të fuqishëm dhe kuptimplotë mbi pozitën dhe gjendjen e shqiptarëve gjatë një harku kohor prej më se dy dekadash.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “816” të revistës Koha Javore

