Në Institutin Albanologjik të Prishtinës, më 17 mars 2017, u përurua libri në dy vëllime me kumtesa “Eposi i Kreshnikëve: monument i trashëgimisë kulturore shqiptare”
Shaban Hasangjekaj
Në sallën e mbushur përplot me personalitete të shquara të jetës dhe veprimtarisë shoqërore, politike, artistike dhe shkencore nga mbarë Kosova dhe më gjerë, dhe në praninë e shumë studiuesve e profesorëve universitarë nga Tirana, Shkupi dhe Prishtina, përurimin e librit “Eposi i Kreshnikëve: monument i trashëgimisë kulturore shqiptare”, e hapi prof. dr. Zymer U. Neziri, i cili me admirim i përshëndeti të pranishmit, u dëshiroi mirëseardhje dhe i falënderoi për pjesëmarrje në këtë eveniment madhështor.
Libri në fjalë, mban të njëjtin titull me atë të konferencës shkencore ndërkombëtare, mbajtur në Prishtinë, më 28-30 gusht 2010, kushtuar Eposit të Kreshnikëve, organizuar nga Instituti Albanologjik në Prishtinë dhe Qendra e Studimeve Albanologjike në Tiranë, në të cilin janë botuar referati dhe 77 kumtesa, paraqitur nga studiues vendas dhe të huaj, të radhitura dhe të sistemuara në gjithsej 1249 faqe dhe të redaktuara nga dy kryeredaktorët, prof. dr. Zymer Ujkan Neziri nga Prishtina dhe prof. dr. Shaban Sinani nga Tirana.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “758” të revistës Koha Javore