Vepër e rrallë për Eposin e Kreshnikëve në Ballkan

Për Koha Javore: Albin Sadiku / Prishtinë

Vepra e radhës e prof. dr. Zymer Ujkan Nezirit, Eposi i Kreshnikëve në Ballkan: Indeksi i Proje-ktit E5, 2012-2016. Dëshmi dokumentare për UNESCO, është libër për projektin kërkimor – shkencor ’’Eposi i Kreshnikëve – monument i trashëgimisë kulturore shqiptare në Ballkan: Ko-sovë, Shqipëri, Mali i Zi, Maqedoni, Serbi’’, 2012 -2014 – 2016, i njohur me emrin Projekti E5, pra, ku përfshihen dhe Maqedonia Perëndimore, Presheva, Bujanoci, Medvegja, Kraja e Tivarit dhe Malësia e Madhe me qendër në Tuz. Projekti E5, i hartuar, i udhëhequr dhe i realizuar me sukses në pesë shtete të Ballkanit, nga autori i librit dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve, i miratuar për realizim nga Instituti Albanologjik dhe Ministria e Shkencës, është vepër e rrallë dhe e para e këtij lloji ndër ne, në folkloristikën shqiptare.
Duke qenë pjesëtar i këtij projekti, më të madhit të këtij lloji në fillim të këtij shekulli, kam pa-sur nderin të punoj me hartuesin dhe drejtuesin e tij, studiuesin Zymer U. Neziri. Kam marrë pjesë nga nisja, më 2011, së bashku edhe me studiuesin Shaban Sinani. Pastaj, në vijim, rreth një vit, edhe edhe me grupin e pasues të studiuesve, më 2013: Zeqirja Neziri, Bashkim Lajçi, Begzad Baliu, Vlorë Fetaj-Berisha, por vetëm deri më 2014, kur Projekti E5 u mbyll zyrtarisht nga Ministria. Pjesëtarë jo të rregullt të Projektit E5 ishin Hamit Xhaferi, Fazli Hajrizi, Nebih Balaj, Anton Prenkoçaj. Bashkëpunëtorë ndërkombëtarë –ekspertë të jashtëm ishin: prof. David Elmer, Universiteti i Harvardit; prof. Nicola Scaldaferri, Universiteti i Milanos. Ka pasur edhe rreth 90 realizues vullnetarë të dalluar dhe disa qindra studentë, që kanë punuar në nënprojektin e pyetësorëve për Eposin e Kreshnikëve.
Që në fillim dua të theksoj se ky libër, Eposi i Kreshnikëve në Ballkan: Indeksi i Projektit E5, 2012-2016. Dëshmi dokumentare për UNESCO, kushtuar Projektit E5, është i ngjashëm, siç thotë edhe autori, me një botim amerikan të Universitetit të Harvardit për projektin e profesor Millmen Perit (Milman Parry) në Ballkanin Perëndimor, 1933-1935.
Autori, Z. U. Neziri, e hap librin me një parathënie shumë të plotë, ku thekson se Eposi i Kresh-nikëve është monument i trashëgimisë sonë dhe një nga vlerat më të lashta poetike, por, tash është në rrezik dhe para zhdukjes, ashtu si eposet e tjera të Evropës. Pra, thotë ai, mbledhja urgjente e këngëve dhe e tregimeve të këtilla në pesë shtete të Ballkanit, në kuadër të projektit E5, ishte nevojë e domosdoshme në fillim të këtij mijëvjeçari, 2012-2016. Ai është edhe material dëshmues i ekzistencës së tij, për dosjen i përgatitur për UNESCO, ku ai është kryetar i Komisionit qeveritar.
Ai ka pasur parasysh edhe përfundimin e jetës së gjallë të eposeve evropiane, nga Spanja, Portu-galia, Franca, Gjermania, Anglia, Irlanda, Islanda, Polonia, Estonia e deri në Finlandë, si dhe ndryshimet e mëdha edhe në jetën e shqiptarëve dhe në kulturën e tyre shpirtërore, ku tashme nuk jetojnë shume lloje të lirikës së pasur, prandaj kërkohen masa mbrojtëse për Eposin, thotë ai.
Autori flet se Eposi i Kreshnikëve është hallkë e epikës ilire, sipas dëshmive historike, arkeolo-gjike e gjuhësore dhe se lidhet me ardhjen e sllavëve të Jugut në Iliri, duke përmendur rezultatet e studiuesve M. Lamberc, R. Katiçiq, A. Stipçeviq, Shtjefen Gjeçovi, Bernardin Palaj, Donat Kuti, Zihni Sako, Anton Çetta, Agnja Desnickaja, Qemal Haxhihasani, Demush Shala, Ishtvan Shyc, Enver Mehmeti, Shaban Sinani, Nikolla Skalldaferi, Aleks Buda, Selami Pulaha, Andro-maqi Gjergji, Mark Tirta, Pirro Miso etj., kurse legjendariteti ruhet ende në këngë të kreshnikëve e në tregime, krahas qenieve mitike, sidomos të Orës dhe të Zanës, si dhe mitikes e fantastikes, ndërsa kundërshtarët e tridhjetë kreshnikëve ende quhen shkje e shkije, konstaton ai.
Po ashtu ai shton se deri në vitin 2012, pra, nga fillimi i botimit të Eposit, më 1897, ishin shën-uar rreth gjysmë milioni vargje të këngëve e të motërzimeve për kreshnikët. Por, mbledhësit e Eposit të Kreshnikëve dhe studiuesit në Tiranë e në Prishtinë e dinin se ende nuk kishte përfu-nduar puna në terren, prandaj u realizua Projekti E5, i hartuar nga ai, që e pasuroi fondin kombëtar edhe me mbi 100 mijë vargje.
Autori i librit Eposi i Kreshnikëve në Ballkan: Indeksi i Projektit E5, 2012-2016. Dëshmi do-kumentare për UNESCO, jep të dhëna të hollësishme për punën e vet në Ballkan, në Projektin E5, gjatë rreth treqind ditëve në terren me kameramanin Baton Z. Neziri, në vitet 2012-2016, po edhe të trefish më shumë ditëve në kabinet. Shtoja kësaj edhe dhjetëra ditë të pjesëtarëve të Projektit dhe rreth gjashtëqind ditë të bashkëpunëtorëve të terrenit – realizues vullnetarë, që punuan me pagesë, për t’i shkruar tekstet e diktuara nga këngëtarët.
Me interes janë edhe të dhënat e tij që flasin për tri format e ekzistencës së epikës heroike legjendare shqiptare: forma e kënduar, forma e recituar dhe forma e treguar. Pra, aty janë faza e tashme e jetës së Eposit në krahinat etnogjeografike të Republikës së Shqipërisë, ana veriore, krahinat e Republikës së Kosovës, si dhe krahinat shqiptare të Maqedonisë së Veriut, të Malit të Zi e të Serbisë. Ai përmend veçimin e tri llojeve të këndimi të këngëve të kreshnikëve: këndimi i një këngëtari (solo), këndimi në dysh (duet), si dhe këndimi grupor shumëzërësh (polifonik) në anën perëndimore të Maqedonisë së Veriut, thotë autori.
Kanë peshë me rëndësi për etnomuzikologjinë edhe të dhënat e studiuesit Zymer U. Neziri, për lahutën, veglën më të vjetër kordofone me një tel në Evropë, që vazhdon ende jetën e vet në disa vise shqiptare në Ballkanin Perëndimor, sidomos në zonat e thella të Malësisë së Madhe, të Dukagjinit, të Nikajve e të Mërturit, të Malësisë së Gjakovës, të Rugovës etj. Për vazhdimin e jetës së saj, shkruan ai, punën e vet po e bëjnë edhe lahutapunuesit, madje, ajo vazhdon jetën e vet edhe në ato familje ku nuk ka fare lahutarë dhe në odë mban vendin e nderit, zakonisht mbi oxhak, sipas traditës së kultit ndaj saj.
Mirëpo, ndër rapsodët e Eposit të Kreshnikëve dëshmohet se tash ka më pak lahutarë, por janë edhe rreth njëqind e njëzet sish, mirëpo janë më shumë përdorues të sharkisë, thotë ai. Veglat e tjera në përdorim janë: çiftelia, primi, violina, fyelli, kavalli. Zakonisht përdoret një vegël muzi-kore për shoqërimin e këngës së rapsodit, por ka raste të përdorimit të menjëhershëm edhe të dy e tri veglave për shoqërimin e këngës së rapsodëve, thotë ai. Autori sjell edhe të dhëna të tjera me interes etnomuzikologjik se në terren, gjatë realizimit të Projektit E5, 2012-2016, janë gjetur mjaft raste të mospërdorimit të veglave muzikore, kryesisht në anën perëndimore të Maqedonisë se Veriut.
Autori po ashtu jep të dhëna me shumë peshë për metodologjinë e realizimit të punës kërkimo-re-shkencore në Projektin E5, për këngët e hulumtuara, të shkruara dhe të incizuara me kamerë, për të cilat është plotësuar pyetësori për skedën e vogël të këngës, me të dhënat kryesore bio-grafike të rapsodit, repertori, mësuesi i tij, mësimi i këngëve drejtpërdrejt, ose nga magnetofoni, apo nga libri e të tjera, si dhe tradita e këndimit të eposit heroik legjendar në familje, në katund dhe në krahinën e tij.
Në librin Eposi i Kreshnikëve në Ballkan: Indeksi i Projektit E5, 2012-2016. Dëshmi dokume-ntare për UNESCO, autori ofron për lexuesin e studiuesin edhe të dhëna metodologjike shumë me vlerë se gjatë realizimit të Projektit E5. Ai ka zbatuar edhe plotësimin e pyetësorit të skedës së madhe të këngës, gjatë këndimit të saj nga rapsodi, pyetësor për mbi 200 këngë të incizuara me kamerë nga Baton Z. Neziri, që bën pjesë ndër veprimet më të rëndësishme metodologjike kërkimore – shkencore në fushën e epikologjisë.
Skeda e madhe e këngës, thotë ai, përmban të dhënat e tij të hollësishme për këngën e kënduar: emri i rapsodit, vendi i këndimit e data, numri i të pranishëmve në odë, emri i instrumentit muzikor, minutazhi i këndimit, shpejtësia e këndimit të vargjeve në minutë, numri i vargjeve të kënduara, tema, motivi, personazhet, toponimia, llojet e armëve, dyluftimi, fundi i ndodhisë, legjendariteti, qeniet mitike, numrat mitikë, poetika e kohës, poetika e hapësirës, formulat e fillimit, të mesit e të fundit në këngë, figuracioni poetik, pamjet poetike, përshkrimet, portretet e kreshnikëve, tiparet etike e morale, kodeksi i nderit kreshnik, rrëfimi epik, digresioni, leksiku vendor, pushimet muzikore, pushimet teknike etj. Nga ky material ai ka krijuar Arkivin e Projektit E5, pjesa shkrimore dhe pjesa e incizimeve.
Autori, Zymer Ujkan Neziri, në pjesën qendrore të këtij libri, kushtuar Projektit E5 2012-2016, ’’Eposi i Kreshnikëve – monument i trashëgimisë kulturore shqiptare në Ballkan: Kosovë, Shqipëri, Mal i Zi, Maqedoni, Serbi’’, rendit skeletet e 15 vëllimeve me të gjitha të dhënat e për-mbajtjes së tyre, me një korrektësi të rrallë shkencore. Aty janë, nga emri i institucionit dhe emri i projektit, emri i hartuesit e bartësit të tij, emrat e pjesëtarëve të tij, të bashkëpunetorëve – realizues vullnetarë, e deri te ekspertët e jashtëm. Pastaj, aty janë renditur edhe emrat e këngëtarëve e të tregimtarëve të vëllimit, datat e lindjes (për disa edhe e vdekjes), vendi dhe krahina, data e shënimeve biografike, repertori, data e shkrimit të teksteve, numri i vargjeve ose i rreshtave, emri i shkruesit, data e incizimit të këngëve, emri i incizuesit, minutazhi dhe, në fund, një përmbledhje e të dhënave kryesore të vëllimit.

Të fundit

më të lexuarat