Vepër e reflektimit të ndjenjave shpirtërore për familjen, vendlindjen, atdheun e kombin

Shaban Hasangjekaj

Hasnije Kukaj-Gjonbalaj, e lindur para 54 vitesh në lagjen Kukaj të fshatit Krushevë , pos aktivitetit të punës që kryen si mësimdhënëse e Gjuhës frënge në Shkollën fillore “Xhafer Nikoçeviq” të Gucisë dhe në Shkollën e mesme të përzier “Beqo Bashiq”të Plavës, më se 30 vjet, që nga mosha e re e saj si nxënëse ka filluar të merret me krijime letrare, kryesisht me poezi. Mirëpo aktiviteti i saj në këtë drejtim ka ardhur në shprehje të plotë në dekadën e fundit të këtij shekulli, duke u kurorëzuar me botimin e tri veprave: dy përmbledhjeve me poezi “Vargje jete” (2011), “Dua” (2014) dhe veprën e larmishme me poezi, prozë e skica “Poema e mërgimit” (2017), duke u radhitur kështu ndër krijueset e reja të suksesshme të krijimtarisë sonë letrare.
Burimin e lëndës të përfshirë në librin e fundit “Poema e mërgimit”, të cilën e botoi Shtëpia botuese “Dija” në Prishtinë në fundvitin e kaluar, recensent i të cilës është Sadri Fetiu, lektore Sevdije Lecaj-Kukiq dhe autore e dizajnit dhe kopertinës Lejla Ibrahimi, autorja Hasnije Kukaj-Gjonbalaj e ka ndarë në tre kapituj: I Poezi, II Tregime dhe III Skica dhe tabela. Kapitullin me poezi e ka ndarë në pesë cikle: 1. Atyre që më dhanë jetë dhe frymëzim, me 11 poezi; 2. Nga përvoja jetësore, me 17 poezi; 3. Momente zhgënjimi dhe lufte, me 8 poezi; 4. Poema e mërgimit, me 9 poezi dhe 5. Pak humor, pak satirë, me 4 poezi.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “817” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat