Dr. Nail Draga
Trajtimi i temave që kanë të bëjn ne lidhje me pozitën dhe statusin e shqiptarëve në Mal të Zi, vazhdimisht ka qenë intriguese për hulumtues të fushave të ndryshme shkencore. Gamës së studimeve të tilla të publikuara viteve të fundit i shtohet edhe libri Shqiptarët në Mal të Zi nga Kongresi i Berlinit deri më 1941, nga autori H.Hajdari, botuar nga Art Club në Ulqin. Botimi në fjalë trajton pozitën kushtetuese-juridike me një vështrim retrospektiv, duke prezantuar çështjet përkatëse në mënyrë analitike dhe me një qasje profesionale, që paraqet botimin e parë në shqip në këtë aspekt tek ne në kohën e pluralizmit.
Pas pasthënies në hyrje autori trajton aspektin gjeografik, historik dhe popullsinë e vendbanimeve shqiptare sipas shpërndarjes territoriale të viseve shqiptare në Mal të Zi, nga Ulqin në jug e deri në Rozhajë në veri. Ndërsa në pjesën e parë bëhet fjalë për rrethanat politike në Ballkan para Kongresit të Berlinit e pas tij, protestat e shqiptarëve kundër copëtimit të trojeve të tyre, organizimi i mbrojtjes dhe kryengritjeve të ndryshme për mbrojtjen e tërësisë tokësore shqiptare, që kulmon me formimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Më pas bëhet fjalë për luftërat ballkanike, Luftën e Parë Botërore, shpërnguljet dhe emigrimin e shqiptarëve si dhe kolonizimin e viseve shqiptare me popullsi sllave sikurse ishte rasti i qytetit të Ulqinit etj.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “755” të revistës Koha Javore