Vend-takim i adhuruesve të fjalës së shkruar me librin e preferuar

Podgoricë – Panairi i 13-të Ndërkombëtar i Librit është mbajtur në Podgoricë nga data 7 deri më 14 Maj të cilin e organizoi Shtëpia Botuese “Nova Knjiga” dhe Ministria e Arsimit e Malit të Zi me mbështetje edhe të disa partnerëve tradicional.
Hapja zyrtare e këtij panairi është zhvilluar më 7 maj. Në ditën e parë morën pjesë me dhjetëra personalitete të arsimit, shkencës, kulturës e artit nga vendi dhe rajoni. Fillimisht, si nikoqir i kësaj ngjarjeje kulturore ka përshëndetur drejtori i Shtëpisë botuese “Nova Knjiga”, Predrag Uljareviq, i cili tha se panairi i librit është momenti kur libri është në plan të parë, pasi asnjëherë më përgjatë vitit sytë e publikut nuk janë të drejtuar kah libri dhe si i tillë, Panairi i librit – tha ai- është i domosdoshëm sepse pa të, shumë krijimtari botuese dhe ngjarje kulturore do të mbeteshin të padukshme për opinionin.
“Rruga e lexuesit të librit është komplikuar më shumë se kurdoherë më parë, por panairet e librit janë të rëndësishme për lehtësimin e kësaj rruge, për raportin, libër- lexues. Çdo vit në Panirin e librit në Podgoricë kemi rritje të numrit të librave të ekspozuar, të programeve të ndryshme të shtëpive botuese të cilët janë pjesë përbërëse e panairit, të pjesëmarrësve të huaj, të partnerëve të cilët panairin e librit e njohin si mision kulturor, si fuqi e bashkimit dhe si mundësi reale për takime dhe bashkëpunime”, ka thënë në mes tjerash Uljareviq. t. u.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “815” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat