Pjesa dërmuese e emrave të përfshirë në këtë fjalor, autori i ka përzgjedhur nga bota ilire dhe shqiptare, të përdorur nga bashkëkombësit tanë prej qindra e mijëra vitesh, duke shfrytëzuar për këtë dokumente të shumta të gjuhësisë, letërsisë, historisë, arkeologjisë, folklorit dhe kulturës. Në këtë libër, po ashtu, lexuesi do të gjejë shumë emra të rinj të krijuar tërësisht nga leksiku i gjuhës shqipe, përfshirë edhe nga trajtat me përdorim dialektor e krahinor nga të folmet arbëreshe
Shaban Hasangjekaj
Studiuesi dhe publicisti i mirënjohur shqiptar, opusin e vet krijues e ka pasuruar edhe me një vepër me vlerë të cilin e ka titulluar “Fjalor emrash”. Autori librin e ka hartuar me qëllimin për t’u ardhur në ndihmë të gjithë prindërve të cilët duan të zgjedhin për fëmijët e tyre emra të bukur. Dëshira e autorit është që njerëzit, për fëmijët e tyre, të përdorin emrat tanë kombëtarë, por, secili, si në çdo fushë, ka të drejtë të zgjedhë. Prandaj edhe në këtë fjalor autori ka përfshirë një larmi të gjerë emrash: iliro-shqiptar dhe me përdorim ndërkombëtar, emra me prejardhje mitologjike e historike, por edhe të krijuar nga letërsia dhe kultura shqiptare e botërore, ka përfshirë emra me burim nga feja myslimane, ortodokse dhe katolike, por edhe nga flora dhe fauna, emra të njohur e të përdorur prej shekujsh, por edhe emra krejtësisht të rinj, që e nisin jetën e tyre me këtë botim.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “776” të revistës Koha Javore
