“Përkundër baticave dhe zbaticave të shumta që ka përjetuar në punën e vet shkolla e Gucisë, ajo vazhdimisht ka qenë vatër prej nga kanë dalë personalitete dhe fytyra markante të opuseve të ndryshme shkencore, kulturore, shoqërore e artistike të njohur anekënd planetit tonë. Por për fat të keq, shumë prej tyre nuk kanë mbetur t’i kontribuojnë vendlindjes së vet, aty ku i kanë marrë hapat e parë të dritës dhe diturisë”, ka thënë drejtori Sherif Feratoviq
Guci – Në Gucinë piktoreske, qendër e komunës më të re të Malit të Zi, të premten më 19 maj u shënua Dita e Shkollës Fillore “Xhafer Nikoçeviq”, në përbërje të së cilës punojnë edhe katër paralele të ndara katër klasëshe në Vuthaj, Krushevë, Vishnjevë dhe Martinaj.
Në sallën e godinës së Qendrës për Kulturë në Guci u tubuan mësimdhënësit, ish-punëtorët e saj në pension, prindërit e nxënësve, kryetarja e Komunës së Gucisë Anella Çekiq me bashkëpunëtorë, përfaqësuesit e stafeve drejtuese të shkollave fillore në Plavë, Murinë dhe Andrijevicë, të shkollave të mesme në Plavë dhe Beranë, të Institucionit parashkollor në Plavë, të shoqatave të pensionistëve të komunave të Plavës dhe Gucisë dhe të diasporës, si dhe mysafirë të tjerë nga struktura të ndryshme shoqërore, politike, firmat private nga Komuna e Gucisë, Plavës dhe rajoni, anëtarët e Këshillit të shkollës, Këshillit të prindërve dhe shumë qytetarë të tjerë, për të shënuar sa më solemnisht përvjetorin e rëndësishëm, 153-vjetorin e punës së frytshme në edukimin dhe arsimimin e shumë gjeneratave të vogëlushëve kureshtarë të kësaj treve kodrinoro malore përballë Alpeve Shqiptare. Shaban Hasangjekaj
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “766” të revistës Koha Javore